Zhdukini parazitët e zorrëve me këto 7 ushqime
10 shenjat që tregojnë praninë e parazitëve në trupin tuaj
Kapsllëk i pashpjeguar, diarre dhe gazra,
Keni pasur diarre gjatë një udhëtimi ndërkombëtar
Keni në kartelën shëndetësore histori të helmimit nga ushqimi dhe akoma keni probleme me tretjen
Keni vështirësi të bini në gjumë dhe zgjoheni shpesh gjatë natës
Bluani dhëmbët gjatë gjumit
Keni acarime të lëkurës, skuqje ose ekzem për arsye të pashpjegueshme
Keni dhimbje të muskujve dhe të nyjeve
Kurrë nuk ndiheni të ngopur pas ngrënies tuaj
Keni anemi dhe mungesë hekuri
Ndiheni të lodhur dhe shfaqni shenja të depresionit
Nëse ke pasur ndonjë nga këto simptoma, mos e godit butonin e panikut ende! Nënë Natyra ka menduar edhe për këtë.
Ka disa bimë “magjike” dhe ushqime që ju mund të konsumoni për të ndihmuar në heqjen e parazitëve.
7 Bimët dhe ushqimet që mund të vrasin parazitët e brendshëm.
Hudhra
Hudhra ka super fuqi. Ajo ka treguar eficencën e saj në luftën kundër viruseve, kërpudhave, baktereve, parazitëve dhe kancerit. Është gjithashtu e fuqishme kundër parazitëve që thithin gjakun si mushkonjat dhe pleshtat.
Lulja e glikanxos
Gjithashtu e njohur si Artemisia Annua, kjo bimë ka provuar efektin në trajtimin e infeksioneve të zorrëve parazitare. Ajo vepron si një tonik për traktin digjestiv dhe ka aftësinë për të qetësuar dhe ndihmon tretjen e ushqimit. Nuk rekomandohet për përdorim për periudha të gjata.
Vaji i rigonit
Vaji i rigonit ka veti të jashtëzakonshme antioksiduese, është antiparazitare, antivirale, antikërpudhë dhe antibakteriale. Studime të shumta tregojnë që vaji i rigonit është efektiv ndaj çdogjëje, që nga parazitët e ndryshëm dhe kundër kancerit.
Karafili
Vaji i karafilit përdoret për të zhdukur vezët e krimbave në zorrën e trashë. Besohet se është e vetmja bimë që shkatërron totalisht vezët e krimbave. Nëse përdoret bashkë me arrën e zezë dhe me Artemisia Absinthium, shkatërron totalisht ciklin jetësorë të parazitave. Karafili është gjithashtu antibakterial, antiviral dhe antikërpudhorë.
Trumza
Trumza është një nga bimët më të mira që stimulon tiroiden, gjendrën më të madhe të sistemit imunitar. Trumza ndihmon në stimulimin e mbrojtjes natyrale të trupit. Vaji i trumzës mund të eleminojë një sërë parazitësh, dhe zhduk parazitët në zorrën e trashë.
Coptis Chinensis
Coptis Chinensis është përdorur për shekuj nga mjekësia popullore kineze për të kuruar një sërë infeksionesh. Përmban një substancë të quajtur “berberine”, e cila është përgjegjëse për një sërë veçorish antimikrobakteriale.
Arrat e zeza
Arrat dhe lëvoret e gjelbërta të arrave të zeza janë shumë të dashura për herbologët. Lëvoret e arrave të zeza përdoren për të kuruar infeksionet kërpudhëvrasëse. Lëngu i lëvoreve të gjelbërta përdoret për të vrarë parazitët. Duhet të përdoren vetëm lëvoret e gjelbërta.