Zhvillohet kursi i parë i gjenetikës mjekësore dhe bioteknologjisë në Shqipëri

Mjekë, studentë dhe profesorë vendas e të huaj kanë ndarë bashkë përvojën shkencore në hulumtimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve të rralla gjenetike.

“Kursi i parë i genetikës mjekësore dhe bioteknologjisë në Shqipëri”, ndihmon mjekët të njihen me përparimet e shkencës genetike, që nisi të zhvillohej në Shqipëri vetëm pas viteve 90’.

Matteo Bertelli, presidenti i “Magi Group”, na njeh me risitë që sjell ky kurs për mjekët specialistë dhe studentët në Shqipëri.

“Së pari është i ftuar presidenti i shoqatës Europiane të Bioteknologjisë, Munis Dundar, i cili erdhi personalisht në këtë aktivitet. Kemi 3 bursa studimi për 3 mjekë shqiptarë që do të frekuentjnë laboratorët tanë në Itali. Këtë duam ta rrisin edhe më shume. Duam gjithashtu të ngremë një kurs bioteknologjie në Universitetin e Tiranës, që pritet të sjellë rritje paralele të laboratorëve të bioteknologjisë dhe të ndihmojë industrinë farmaceutike”,- tha Bertelli.

Drejtor i Laboratorit “Magi Balkans” në Shqipëri, Natale Capodicasa, shprehet se, gjenetika është shkenca e së ardhmes.

“Gjenetika është mund të ndihmoi parandalimin, në kohën e komunizmit ku Shqipëria ishte e izoluar kemi parë që disa sëmundje ishin lokalizuar vetëm në grupe familje. Kemi gjetur edhe një sëmundje tjetër lëkure si lëkurë e peshkut”,- deklaroi Dr. Capodicasa.

Ndërsa Liborio Stuppia, profesor në Universitetin “Kieti” në Itali, është i ftuar të ndajë eksperiencën e tij në mjekësinë gjenetike.

“Ky kurs është i rëndësishëm pasi teknologjia ështe e pashmangshme në të ardhmen, jo vetëm për kërkimet shkencore, por edhe trajtimet mbi pacientët. Në Shqipëri shoh që bëhen teste bazike, jo të kushtueshme për sëmundje të caktuara, por gjithçka po vjen në rritje sepse ka terrenin të zhvillohet”,- tha Prof. Stuppia.

“MAGI” është organizata e vetme në Itali dhe nga të paktët në Evropë që mund të ofrojë një test gjenetik. Organizata investon në kërkimin shkencor dhe trajnimin për personelin e kujdesit shëndetësor, përfshirë vendet në zhvillim, ku “MAGI” ofron një sërë shërbimesh shëndetësore si testimi i lirë gjenetik përmes Programit të Bamirësisë.

SHKARKO APP