Zhvillohet testi që mund të shpëtojë mijëra gra nga kanceri i vezoreve

Një test gjaku mund të zbulojë kancerin e vezoreve në faza të hershme dhe të shpëtojë jetën e mijëra grave nëpër botë.

Ky lloj testi, jo vetëm që mund ta kapë sëmundjen herët, por mund t’i shpëtojë gratë dhe vajzat nga operacionet që përdoren zakonisht për të parë nëse e kanë tumorin ose jo.

Gratë me kancer ovarian që kanë simptoma si fryrja, detyrohen shpesh që të futen në thikë për t’u diagnostikuar nga mjekët.

Testi i ri, i zhvilluar nga shkencëtarët në Suedi, kontrollon gjakun për 11 proteina që janë më të larta në gratë me masa malinje.

Nëse testimi rezulton i sukseshëm atëherë do të ishte një hap historik në diagnostikimin e kancerit ovarian.

Studiuesit në Universitetin Uppsala, shpresojnë se ky test të mund të përdoret një ditë si pjesë e një programi rutinë të shqyrtimit të kancerit të vezoreve.

SHKARKO APP