Zmadhimi i gjoksit i merr jetën nënës së 3 fëmijëve (Foto)

Një 36-vjeçare britanike, nënë e tre fëmijëve ka ndërruar jetë nga një mpiksje gjaku, 17 ditë pas operacionit për zmadhimin e gjoksit.

Louise Harvey vdiq në spital më 5 korrik të këtij viti pak më shumë se dy javë pasi u përdor thika për të përmirësuar pamjen e saj.

Terapistja e bukurisë nga Norwich, kishte vendosur që të rriste madhësinë e gjoksit dhe të kryente procedurën në një klinikë në Londër. Por dy javë më vonë ajo filloi të ndjejë pengesë në frymëmarrje dhe u dërgua në Spitalin Universitar të Norwich ku mjekët zbuluan se kishte një mpiksje gjaku.

Nga hetimet është zbuluar se shkaku i vdekjes së saj ishte një embolizëm pulmonar pas zmadhimit të gjoksit.

Embolizmi pulmonar ndodh kur një mpiksje gjaku krijohet në një nga arteriet që shkojnë nga zemra në mushkëri. Pacientët që i nënshtrohen operacionit janë në rrezik të shtuar për zhvillimin e tyre.

Mjeku ligjor, Yvonne Blake, tha se çështja do të shkojë në Gjykatën e Krimeve të Norwich dhe seanca do të zhvillohet më 23 mars të vitit të ardhshëm.

Miqtë e zonjës Harvey kanë krijuar faqen “JustGiving” për të ndihmuar në mbledhjen e parave për fëmijët e saj, Kayleigh-Anne, 18 vjeç, Owen, 11 dhe Jaxon, gjashtë.

/Shqip

SHKARKO APP