Shkolla e re “Azem Hajdari” drejt përfundimit, Kryeministri: Kjo 9-vjeçare do t’u shërbejë 1500 nxënësve
Politikë E Martë, 16 Prill 2024 08:54
“Mirëmëngjesi dhe nga Babrru Qendër ku është drejt përfundimit shkolla 9-vjeçare “Azem Hajdari”, një tjetër shëmbëlltyrë e gjerdanit të Rilindjes Europiane të Arsimit, e cila do t’u shërbejë plot 1500 nxënësve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamje nga kjo shkollë.