FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Gjesti thyen çdo rekord, reagon Olsa: Po mbaj dy Big Brother

Gjesti po thyen çdo rekord dhe është kthyer në fenomen. Pasi u eleminua të hënën nga shtëpia e ”Big Brother Kosova Vip 3”, mbrëmë u bë banor në ”Big Brother Albania Vip 4”.

Në kohën kur doli nga BBVK, këngëtari pejan kishte rreth 160 mijë ndjekës në Instagram. Vetëm një ditë më pas, ai ka thyer rekord duke shënuar një rritje fenomenale, prej 100 mijë, pasi aktualisht ka 260 mijë ndjekës.

Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe producentja e Big Brother Kosova, Olsa Muhameti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me hyrjen e këngëtarit pejan në BBVA, ajo hedh kunja duke u shprehur se po mban dy Big Brother-a. “Duke pushuar disa orë sot. Se ta mendosh po mbaj dy Big Brother-a, jo vetëm një. Uhhh sfilitëse”, ka shkruar ajo. Duket se hyrja e Gjestit në formatin e njëjtë në Shqipëri ka qenë një goditje për produksionin nga Kosova.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?