1 foto sa 1000 lajme: Foto të VIP-ave shqiptarë tërbuan internetin
Me shumë gjasa nuk ka ndonjë frazë më të saktë, se ajo që thotë se ka foto të cilat thonë 1000 fjalë, (ose edhe 1000 lajme). Por ja cilat janë disa prej fotove më të përfolura të showbiz-it shqiptar, ose siç thuhet në epokën e botës virtuale, ato që tërbuan internetin për ditë me radhë.
Linda Rei ka qenë një ndër personazhet më të përfolura kohët e fundit, por përpos çdo lajmi të rreth saj, pika kulminante ishte kur Linda i prezantoi gjithë botës të fejuarin e saj. Pas 6 muajsh lidhje ajo dha lajmin se është fejuar me Massimo-n. Sigurisht, fotoja pati komente dhe reagime nga më të ndryshmet.
Noizy dhe Ledri gjithnjë janë parë si ‘armiqtë’ e muzikës shqiptare, që pas konfliktit të ndodhur para 4 vitesh. Që atëherë kanë qarkulluar thashetheme nga më të ndryshmet për marrëdhënien mes 2 reperave. Por ajo që i dha fund çdo dyshimi ishte fotoja e postuar së fundmi në llogaritë përkatësë të të dy djemve. Pak pasi Noizy e postoi në rrjete sociale arriti të pëlqehej nga 128 mijë njerëz të cilët duket sikur mezi po e prisnin paqen mes tyre.
Klea dhe Elgiti na lodhën kaq shumë, derisa më në fund moderatorja postoi pak më parë foton që konfirmoi gjithçka. Pas shumë përgjigjesh turbulluese, fotografia nuk kishte nevojë për asnjë fjalë më shumë.
Fotoja ku Ami mbante në dorë një test shtatzënie me kokën e mbështetur tek Ermali, (që duket se e bëri publik lajmin e shtatzënisë padashje), u bë menjëherë viral në rrjete sociale dhe jo vetëm. Por ndërkohë që të gjithë pëlqenin apo komentonin foton , Ami s’dinte absolutisht asgjë, derisa telefoni nisi të shpërthente…