”1 muaj me Kajan”, ja torta e bebushit (FOTO)

Data 6 e çdo muaji, për Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën do të jetë përgjithmonë e veçantë. Një muaj më parë, më 6 tetor erdhi në jetë djali i parë i çiftit, Kajan.

2 ditë më parë, bebushi ka mbushur muajin e tij të parë dhe siç e do zakoni i gjithë prindërve të rinj, torta dedikuar atij s’mund të mungonte kurrsesi. Një tortë krejtësisht e bardhë, me ëngjëj të vegjël kudo rreth saj, në fund të së cilës shkruhej: 1 muaj me Kajan.

Pak javë më parë, Veliaj tha se ardhja e tij e ka transformuar duke e bërë shumë herë më të vëmendshëm ndaj detajeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?