1 qershori, vipat tregojnë fëmijërinë “pa filtra” (FOTO)

Të gjithë e kujtojnë 1 qershorin, edhe nëse fëmijëria e tyre është shumë vite larg. Në një ditë ku vëmendja është e gjitha tek fëmijët, edhe të rriturve u pëlqen të ndihen të tillë, të përkëdhelen pak ose të bëhen nostalgjikë duke kujtuar fëmijërinë me një foto.

Edhe të famshmit. Edhe ata që janë vetë prindër, madje prej më shumë se 25 vitesh, si Ardit Gjebrea për shembull. Ai ka postuar një foto të viteve të para të fëmijërisë, shumë i qeshur, ashtu si edhe sot…ndosha edhe prej faktit që ka hipur në biçikletë, diçka e rrallë për fëmijët e asaj kohe.

qershor1arditi
Ky fëmijë sot është deputet i Kuvendit. Bëhet fjalë për Erion Braçen i cili ka postuar një foto të fëmijërisë me një vështrim të menduar.

qershor2erion brace

Aurela Gaçe si gjithmonë, është ndryshe nga të tjerët. Ndërsa të gjithë fëmijët që kemi postuar deri tani janë të qeshur ose buzëqeshur, Aurela është duke qarë. Ajo pranon se brenda vetes ka ngelur ashtu siç është në këtë foto, fëmijë.

qershor aurela
Vajza me lule dele në dorë është gazetarja Fjodora Fjora. Është shumë interesant përshkrimi i detajuar që ajo ka bërë bashkëngjitur fotos. “Nje foto te Skenderbeu per 1 Qershor… me trikon qe mami me kishte bere vete me aq dashuri e qe une e kisha shume qejf! 3 luledele ne dore per mamin tim, pa klloune, pa festa…. vetem nje buzeqeshje te madhe! Gezuar 1 Qershorin, lerini femijet te jene femije…”, shkruan Fjodora.

qershor3fjodora fjora
Kjo bullafiqe me baluke dhe gropëza në faqe nuk është e vështirë për t’u njohur sepse tiparet s’i kanë ndryshuar fare. Është Vesa Luma e cila sot është mami i Liamit të vogël.

qershor5vesa luma

Të tjerë kanë zgjedhur të urojnë festën nga pozitat e prindit, përmes fotove të fëmijëve të tyre. Ndoshta kështu ndihen më të përmbushur, edhe pse fëmijëria e tyre mund të ketë qenë po aq e lumtur sa e fëmijëve që prezantuam deri tani.

Një prej tyre është Klajda Gjosha, mami i Luisit të vogël. “Ti je motiv dhe frymëzim i çdo dite të jetës sime! Gëzuar 1 qershorin!”, shkruan ajo.

qershor6vesa luma
Silva Gunbardhi ka postuar një foto të Dalvit të vogël duke hedhur ca hapa në bredget.

qershor9silva gunbardhi

SHKARKO APP