10 artistët shqiptarë më të ndjekur në Instagram
Rrjetet sociale janë ”armë” e fortë për artistët. Express Rozë ka renditur më të ndjekurit në Instagram. Enca Haxhia, është mjaft aktive në rrjete sociale, duke publikuar vazhdimisht fotografi nga përditshmëria e saj. Ajo shpeshherë provokon me fotografi dhe numëron mbi 2.3 milionë ndjekës, duke u bërë kështu artistja më e ndjekur në këtë rrjet social.
Pas, Encës, këngëtarja Dhurata Dora është artistja e dytë më e ndjekur në këtë rrjet social, e që vazhdimisht publikon fotografi e video nga pushimet dhe aktivitetet ditore që bën. Ajo numëron mbi 2.2 milionë ndjekës.
Luana Vjollca, është moderatorja e parë dhe artistja e tretë më e ndjekur në këtë rrjet social, e që vazhdimisht publikon fotografi duke i mbajtur aktiv ndjekësit. Luana ka mbi 2 milion ndjekës.
Edhe këngëtarja Kida, e cila kohëve të fundit është mjaft aktive në projekte muzikore dhe në rrjete sociale. Së fundmi, ajo është duke i shijuar pushimet dhe vazhdimisht publikon fotografi që t’i mban ndjekësit aktiv. Kida numëron mbi 1.8 milion ndjekës.
Në listën e 10-të artistëve më të ndjekur, është edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, e cila poston fotografi e video nga jeta e saj e përditshme. Artistja numëron mbi 1.7 milionë ndjekës në këtë rrjet social.
Nga artistët shqiptar më i ndjekuri është reperi Noizy, i cili numëron mbi 1.7 milionë ndjekës dhe po ashtu është mjaft aktiv si në publikimin e këngëve dhe fotografive e video të përditshme.
Reperi kosovar Ledri Vula, është artisti i shtatë më i ndjekur në rrjetin social “Instagram”, i cili numëron mbi 1.6 milionë ndjekës dhe është mjaftë aktivë në këtë rrjet social dhe në publikimin e këngëve.
Doruntina Shala e njohur si Tayna, pas tri vitesh në skenën muzikore ka arritur që për këtë kohë të jetë mjaftë e ndjekur në rrjetin social “Instagram” e që së bashku me Dafina Zeqirin numërojnë mbi 1 milionë e 600 mijë ndjekës.
Listën e 10-të artistëve më të ndjekur e mbyll këngëtarja, Elvana Gjata, e cila në këtë rrjet social, numëron mbi 1 milionë e gjysmë ndjekësish, e që kohë pas kohë publikon albume duke i mbajtur aktiv ndjekësit.