10 gjërat që nuk i keni ditur për David Beckham!

David Beckham është një nga njerëzit më të famshëm në planet. I tillë është niveli i famës që ai ka arritur, duke kapërcyer profilin e tij si një ish- futbollist dhe duke u bërë pjesë e listës A të njerëzve më të famshëm në rruzullin tokësor. Falë edhe pamjes së tij të një mashkulli të pashëm, Beckham është bërë shumë i njohur, i kërkuar, por edhe i pasur, pas një marketingu të mahnitshëm që i ka bërë vetes. Ai ka pasur edhe një karrierë të shkëlqyer si futbollist, ku ka luajtur për skuadra të mëdha, si: Manchester United, Real Madrid, LA Galaxy, AC Milan dhe Paris Saint Germain, si dhe për kombëtaren e Anglisë. Por, çfarë duhet ditur për një superyll, i cili nuk u bë menjëherë i njohur nga të gjithë? Për këtë edhe mund të lexoni artikullin e mëposhtëm, ku kosovasotonline ka renditur 10 gjërat që ndoshta nuk i keni ditur për të.

 

  1. Vuan tmerrësisht nga çrregullimi obsesiv-kompulsiv

Miliona femra në mbarë botën do të dëshironin të jetonin me Beckham, por ato mund ta ndryshojnë këtë mendim kur të kuptojnë se ai vuan tmerrësisht nga çrregullimi obsesiv-kompulsiv. Ky çrregullim i David ka të bëjë me atë se gjithçka në jetën e tij duhet të jetë e përsosur, gjë e cila mund të jetë shumë bezdisëse për gruan e tij, Victoria dhe katër fëmijët. Ai nuk mund të ndjehet rehat, derisa gjithçka të jetë perfekte, edhe pse duhet të supozojmë se në këtë përkushtim për përsosmëri ka kontribuar në suksesin e tij si futbollist dhe biznesmen, gjë e cila nuk mund të vlerësohet si diçka e keqe.

 

  1. Në një nga tatuazhet e tij ka gabim drejtshkrimor

Vlerësimi i fundit është se Beckham ka rreth 40 tatuazhe në gjithë trupin e tij, duke filluar nga emrat e fëmijëve të tij e deri te numri 23, të cilin e ka mbajtur në fanellën e Real Madrid-it. Megjithatë, në njërën prej tyre, të cilin ia ka kushtuar gruas së tij të dashur, për fat të keq, është shkruar gabimisht emri i saj: “Vihctoria”.

 

  1. Planifikon të ketë edhe 1, ose 2 fëmijë të tjerë

David dhe Victoria kanë katër fëmijë, të fundit të lindur para më shumë se katër vjetëve. Bëhet fjalë për vajzën e tyre të vetme, Harper Seven. Sidoqoftë, Beckham së fundmi nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë më shumë fëmijë. Në një intervistë, kur Harper ishte vetëm 7 muajsh, ai ka thënë se ka mundësi që të bëhen edhe me 1, ose 2 fëmijë të tjerë.

 

  1. Qan kur shikon filma, ose seri të caktuara

Në një intervistë në BBC Radio në vitin 2013, David e ka pranuar se filmi “Armageddon” me Bruce Willis e bën emocional, ndersa ka pranuar se seritë e “Friends” dhe “The Office” e bëjnë edhe të qajë.

 

  1. Ka kontratë të përjetshme me Adidas

Beckham është parë si një figurë shumë e rëndësishme marketingu për kompaninë e veshmbathjeve sportive “Adidas”, e cila i ka dhënë atij një kontratë të përjetshme me vlerë rreth 150 milionë euro. Sigurisht, Adidas nuk është kompania e vetme në të cilën David ka vënë emrin e tij. Ai ka kontratë edhe me Armanin, Diet Coke, Burger King dhe Samsung, ku kjo e fundit i ka dhënë atij 25 milionë euro vetëm për vitin 2012.

 

  1. Ka luajtur edhe rolin e aktorit

Ashtu si disa yje të sportit me famë botërore, edhe Beckham ka luajtur rolin e aktorit. Ai është shfaqur në serialin “Only Fools and Horses”, pastaj në “The man frome uncle” dhe në filmin “Goal”.

 

  1. Victoria e ka gjuajtur me grusht

Në vitin 2004, mediat britanike pretenduan se Beckham dhe ish- asistentja e tij personale, Rebecca Loos kanë pasur një lidhje dashurie. Që nga ajo kohë ka pasur edhe një numër rastesh, në të cilat është përfshirë ish- futbollisti për tradhti ndaj gruas së tij, por të cilat ai kategorikisht i ka mohuar. Ama, Victoria ka qenë aq shumë e mërzitur për pabesinë e të shoqit, sa thuhej se ajo edhe e ka goditur atë.

 

  1. Ka shumë miq të famshëm

Përveç botës së sportit, ai ka shoqëri edhe me yje të Hollivudit. Kjo ishte më se e qartë në momentin kur ai është transferuar për të luajtur në Kalifornia për LA Galaxy, aktori Tom Cruise i ka përgatitur një festë për mirëseardhje atij dhe familjes së tij, ku të pranishëm kanë qenë edhe shumë emra të mëdhenj të kinematografisë botërore.

 

  1. I përkushtuar për bamirësi

Tashmë dihet se David bën shumë bamirësi dhe ajo që ai e bën është më të vërtetë e jashtëzakonshme. Beckham dhe gruaja e tij kanë edhe një organizatë, e cila ndihmon fëmijët e sëmurë dhe të paaftë fizikisht. Ai, po ashtu, është edhe ambasador i UNICEF-it, pastaj pjesë e organizatave, si: Comic Relief, Elton John AIDS Foundation, Red Cross, Sport Relief, Help for heroes, WildAid dhe të tjera. Beckham, po ashtu ka dhuruar pagën e tij si futbollist profesionist kur luante për Paris Saint Germain të tërën për bamirësi.

 

  1. Ushtron zërin e tij

Beckham dhe gruaja e tij kanë punësuar një trajner për zë për t’i dhënë atij mësim dhe për ta përmirësuar zërin në mënyrë që të flasë më rrjedhshëm, gjë e cila i ka hyrë në punë, sepse vërtet përparimet janë të dukshme.

SHKARKO APP