10 të pasurit për 2018, në listë Jay Z dhe Kylie Jenner
Sipas revistës ”Forbes”, Jay Z dhe Kylie Jenner janë prej yjeve më të pasura në Amerikë. Jay Z është në vendin e pestë me një pasuri prej 900 milionë dollarësh. Pasuria e tij është rritur për 90 milionë dollarë për shkak të aksionve të tij në konjakun e ri “D’Usse” dhe shampanjës Armand de Brignac, plus për shkak të aksioneve në Roc Nation dhe TIDAL.
Për herë të parë Kylie Jenner hyn në listën e më të pasurve dhe këtë herë në vendin e pestë. Bukuroshja 21-vjeçare ka një pasuri prej 900 milionë dollarësh dhe është në rrugë për t’u bërë femra më e re miliardere.
Brendi i kozmetikës Kylie Cosmetics që është e tëra pronësi e saj ka 630 milionë dollarë vlerë që prej lansimit për herë të parë dy vjet më parë. Këto dy yje nuk arritën të tejkalojnë George Lucas që është ylli më i pasur në Amerikë me 5.4 miliardë dollaër pasuri krejt kjo për shkak të kompansië filmike Lucasfilm që u shit te Disney për 4.1 miliardë dollarë në vitin 2012.
Steven Spielberg është në vendin e dytë me 3.7 miliardë dollarë, teksa Oprah Winfrey gjendet e treta në listë me pasuri prej 2.8 miliardë dollarë. Legjenda Michael Jordan është në vendin e katërt me 1.7 miliardë dollarë pasuri për shkak të aksioneve të Nike Air Jordan dhe aksioneve në klubin e basketbollit Charlotte Hornets.
Top 10 yjet më të pasura në Amerikë sipas Forbes
1. George Lucas-$5.4 miliardë
2. Steven Spielberg-$3.7 miliardë
3. Oprah Winfrey-$2.8 miliardë
4. Michael Jordan-$1.7 miliardë
5. (tie) Kylie Jenner-$900 milionë
5. (tie) Jay-Z-$900 milionë
7. David Copperfield-$875 milionë
8. Diddy-$825 milionë
9. (tie) Tiger Woods-$800 milionë
9. (tie) James Patterson-$800 milionë
KOHA JONË SONDAZH

