Argjentina Ramosaj feston sot ditëlindjen

Ditën e sotme, këngëtarja Argjentina Ramosaj feston ditëlindjen dhe mbush plot 30 vjeç!

Vetëm pak më parë, ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto nga festa modeste e ditëlindjes, të cilën këtë vit nuk ka mundur dot ta festojë pranë të afërmve të saj.

Argjentina shfaqet pranë tortës së ditëlindjes e cila mban qirinjtë me numrin 30, ndërsa krahas pozës shkruan:

“30 vjetori i madh! Kaq shumë gjëra për të qenë falenderuese… E lumtur që jetoj dhe jam e shëndetshme, me fat që kam njerëzit e mi të dashur pranë vetes. Mezi po pres të përfundojë distancimi social, që të mund të festoj me miqtë dhe familjen time! Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe urimet e ditëlindjes!”- shkroi këngëtarja.

Për hir të së vërtetës, Argjentina nuk duket aspak si 30 vjeç!

Nëse do të na kishin lënë të hamendësonim, pa e ditur moshën e saj, do të thonim me bindje se është diku tek të 20-tat për shkak të freskisë së saj.

Gjë e mirë, apo jo?

SHKARKO APP