12 shenjat e horoskopit, 16 tetor 2022
Dashi
Në dashuri nëse nuk keni përfituar ende, përfshihuni më tepër. Duhet të veproni tani. Takimet e dashurisë nuk duhen nënvlerësuar. Por kini kujdes, me ata që u përkasin Gaforres dhe Bricjapit, mund të lindin shumë polemika.
Demi
Këtë të Diel kushtojini vëmendje asaj që thoni, një gjest ose një fjalë e tepërt mund t’ju bëjë të “fitoni” një armik. Është koha e rregullimeve të mëdha. Përfitoni.
Binjakët
Po kaloni një periudhë të përshtatshme për të gjetur mundësi të reja karriere. Planetët favorizojnë marrëdhëniet tuaja të punës. Tregoni më shumë vëmendje përreth jush. Në dashuri mund të ketë disa gjëra të pa kuptimta mi në marrëdheniet në çift.
Gaforrja
Nëse po kërkoni më shumë mirëkuptim në sferën sentimentale kjo ndodh sepse kohët e fundit ka pasur disa probleme që ju kanë lodhur. Ndjenjat janë sërish protagoniste gjatë ditës. Përpiquni të mos krijoni komplikime të mëtejshme me një person Bricjap.
Luani
Po përjetoni një fundjavë stimuluese por edhe trazira të brendshme. Kjo do të jetë dita e duhur për të kaluar një mbrëmje të këndshme në shoqërinë e njerëzve që doni. Përfitoni sa më shumë nga Venusi i favorshëm.
Virgjëresha
Hëna në kundërshtim me ju ka sjellë dyshime të reja. Jo aq sa ju duhej. Do të jetë një ditë e lodhshme, duhet të përpiqeni të shkëputni marrëdhëniet me personat që ju shqetësojnë në punë.
Peshorja
Do të ndiheni veçanërisht dinamikë. Të gjitha bezditë që kanë lindur kohët e fundit mund të kapërcehen lehtësisht. Brenda pak ditësh mund të lidhni një marrëveshje fitimprurëse. Duhet të përvishni mëngët dhe të përshpejtoni gjërat që keni lënë pas dore.
Akrepi
Kjo fundjavë ju dhuron takime intriguese. Prej disa ditësh keni pushuar së menduari negativ si dhe ndjeni një energji të madhe brenda jush. Shfrytëzojeni sa më shumë atë. Dita e Diel do të jetë një ditë interesante, falë Hënës së bukur.
Shigjetari
Me Venusin në hapësirën tuaj të horoskopit nuk duhet të nënvlerësoni një takim të ri sentimental. Nëse ka ende tensione të pazgjidhura, përpiquni t’i kapërceni ato me një qëndrim optimist. Thjesht jini vigjilentë!
Bricjapi
Këtë të Diel dashuria duket e pabesueshme, por është vetëm fillimi. Nga java tjetër fillon një periudhë edhe më pasionante. Mundohuni të shoqëroheni vetëm me njerëz që janë të denjë për ju. Ju meritoni të mos shoqëroheni me njerëz që i nxjerrin probleme vetës.
Ujori
Forca juaj është origjinaliteti. Mund të bëni një zgjedhje ndryshe nga të tjerat, që do të sjellin sërish rezultate të shkëlqyera. Pushoni dhe veproni me kujdes. Mos u torturoni nga mendimet e kota.
Peshqit
Mund të keni ide të mira, kujdesuni më mirë për intuitën tuaj. Veproni me guxim. Nëse doni të arrini gjëra të mëdha, do t’ju duhet të arrini diçka më shumë.