12 shenjat e horoskopit, Meri Shehu zbulon renditjen për shtatorin
12-Binjakët Janë në këtë pozicion, në datën 10 kemi një hënë të plotë për gjithë vitin, kështu që Shtatori ka një As nën mëngë për të gjithë. Binjakët do kenë pasiguri në lidhje me karrierën dhe shtëpinë. Do bëjnë ndryshime shtëpie, pune dhe nuk do jenë të saktë në vendimet që do marrin. Plus Mërkuri i kundërt në shenjën e Peshores do sjellë problematika në jetën erotike dhe disa kthime mbrapsht në vendimet që kanë marrë, ose disa vonesa në vendim martese, ose fejese, pas datës 10 është mirë të mos bëjnë njohje të reja, të sqarohen me të kaluarën dhe të mos lënë afate për martesa apo fejesa.
11-Luani Nuk qëndron keq këtë muaj. Marsi në Binjak bëri një lidhje të bukur me Jupiterin në Dash. Do merren me çështjet ekonomike. Të merresh me çështjet ekonomike për Luanët është bezdi e madhe. Është si të themi një rutinë e vështirë, sepse Luani do t’i ketë të gatshme, do t’i shpenzojë, do t’i tregojë. Duke u marrë me çështje ekonomike, Luani do humbi pak nga energjia e vet në këtë periudhë.
10-Dashi Do ketë probleme me Mërkurin e kundërt, është një nga katër shenjat që do kenë probleme, sepse Mërkuri i kundërt i del përballë në fushën e marrëdhënieve, me partnerët në çift me bashkëpunëtorët dhe me bashkëpunimet e reja. Me bashkëpunimet e reja ka probleme deri në datën 10. Në çift nëse kanë probleme duhet të kenë kujdes, dhe në fushën e marrëdhënieve duhet t’u japin më shumë inisiativë të tjerëve. E të mos e mbajnë për vete.
9-Peshorja Peshoret me Mërkurin e kundërt në shenjën e tyre, por me Marsin në Binjakë do bëjnë namin në çështjet erotike, por do gjjnë zgjidhjen e gabuar, ose njeriun e gabuar për të kaluar këtë periudhë. Peshoret do presin dikë nga e kaluara, do thonë ishte më mirë i vjetri, i riu s’më pëlqen, Peshoret i dua në kontakt me mua.
8-Bricjapët Do merren shumë me çështjet ekonomike, do merren me ekonominë, me punë, por se ç’kanë një problem në lidhje me karrierën, vendimet që marrin nuk janë të sakta, punët që zgjedhin nuk janë të sakta dhe njerëzit që u japin premtime nuk e mbajnë fjalën. Bricjapët të kenë kujdes në fushën e karrierës dhe familjes. Por në dashuri do shkëlqejnë sepse Afërdita ëhstë në Virgjëreshë dhe sido që të jetë u jep madhështinë e një lidhje të bukur.
7-Demi Demi është mirë në çështjet erotike, në lidhje me fëmijët në marrëdhëniet punëkrijuese, por ka probleme me punën dhe nga fundi i muajt do ketë probleme në çift, që duhen parë me kujdes. Por kemi një çlirim ekonomik, pas datës 10 do të shikojnë mirë për zgjedhjet që bëjnë me punën.
6-Shigjetarët Kanë një muaj antagonist, Marsi është në Binjak është përballë shenjës së tyre, çfarëdo të vendosin Shigjetarët, të bëjnë gjëra më të mira, të tjerët do kenë një fazë kritike ndaj tyre. Shigjetarët do e ndiejnë këtë tension dhe nuk do jenë të qetë kështu që do krijojnë probleme, në bashkëpunime, por edhe në martesë. Mund të kenë probleme në çift. Kjo hëna e plotë në Peshk, sjell një lajm të mirë familjar.
5-Gaforrja Mua s’më pëlqen muaji për Gaforret do i sugjeroja të kenë kujdes me shëndetin, punën. Do kenë shumë punë. Fizikisht dhe psikologjikisht nuk e përballojnë dot punën. Janë në këtë pozicion për t’i përkëdhelur. Megjithëse do kenë njerëz të afërt dhe lajme të mira e deri diku ndonjë grusht lekësh, por nuk i shikoj në fazën më të mirë. Mërkuri i kundërt në Peshore, nuk i jep garanci për çështjet familjare.
4-Ujori Shkëlqejnë në fushën e marrëdhënieve, kontakteve me jashtë, çështjet ligjore, udhëtimet. Marsi në Binjak u jep gjithë hapësirën që kërkojnë, por Mërkuri i kundërt në Peshore ja u tërheq pak atë euforinë e madhe, ose iniciativat e mëdha, jua anulon pak në kohë, por kjo nuk do të thotë që ua eleminon. Do kenë lajm të mirë ekonomik në datën 10, sepse është hënë e re në Peshk, por kemi dhe një hënë të re shumë të bukur në Peshore në datën 24 që Ujorët do kenë lajme shumë të mira.
3-Akrepët Me Afërditën në Virgjëreshë, namin do e kenë Virgjëreshat, punën do e bëjnë Akrepët. Do kenë një jetë sociale, do bien në sy, do bëjnë reklama, punë të reja. Do kenë shumë intensitet të madh pune. Ky Mërkuri i kundërt në Peshore i bën pak të menduar dhe pak të stresuar në atë mbylljen e tyre. Mërkuri në Peshore është në shtëpinë e 12-të për Akrepët dhe nuk është në fazën më të mirë logjike apo shpirtërore për ta, pamja do jetë shumë më e bukur, por brendësia më e menduar se sa realiteti.
2-Peshqit Keni Hënën e plotë në shenjën e tyre, ta shijojnë romantizmin më në fund, Shtatori muaji më romantik për ta, por pastaj të kenë kujdes në marrëdhëniet familjare dhe në karrierë, aty ka ndryshim shtëpie, vendi, pune, rrëmujë e madhe. Por le ta shijojë këtë romantizmin e datës 10, pale çfarë ju sjell, çfarë situatash të këndshme dhe pastaj ata në atë rrëmujën e madhe që do bëjë Mërkuri në Peshore, sidomos në çështjet ekonomike, në marrëdhëniet ekonomike që do kenë vonesa në pagesa në çështje të tjera të rëndësishme, mbase ky romantizmi do e veshi me një lëkurë dhjami të mirë
1-Virgjëresha E para bukuri, sharmë, martesa, fejesa, marrin fatin më të mirë të mundshëm dhe ta sundojnë apo ta shfrytëzojnë rastin.