12 shenjat e horoskopit, parashikimi për këtë të dielë
Dashi-Rreshtim i shkëlqyer i planetëve me një kthese të papritur të fatit, veçanërisht nëse festoni ditëlindjen tuaj në dhjetëditëshin e parë. Jupiteri në shenjën tuaj dhe Merkuri e Dielli të bashkuar te Binjakët, ju ngjallin emocione, kënaqësinë për të rrezikuar, një vrull të veçantë fizik, i cili thyen çdo vonesë.
Demi-Një horizont shumë pozitiv astrologjik që ju ndihmon sot, duke lejuar që shumë nga synimet tuaja të arrijnë në destinacionin e zgjedhur, veçanërisht nëse keni lindur në dhjetëditëshin e parë dhe të dytë. Indikacione të mira në mjedisin familjar dhe gjithashtu mjaft të dobishme në marrëdhëniet prindër fëmijë.
Binjakët-Ndjeni sot ajrin e ri të ndryshimit dhe mundësitë tuaja për lëvizje fizike dhe mendore. Mërkuri është në shenjën tuaj dhe zemra bëhet më e lehtë e ambienti përreth ju favorizon humorin. Forma juaj fizike është përmirësuar gjithashtu.
Gaforrja-Profili shumë pozitiv i tranziteve planetare. Urani është në një kënd harmonik me shenjën miqësore të Demit dhe sot i shtohet një Venusi shkëlqyer, që kalon gjithmonë në këtë shenjë. Forma fizike është e shkëlqyer dhe duket e rifreskuar. Pavarësisht nëse jeni çift apo në kërkim të dashurisë, Neptuni, Venusi e Urani hapin rrugën sentimentale.
Luani-Skena planetare ju shtyn sot të dilni dhe të guxoni. Në fakt, ju mund të keni sukses aty ku shumë të tjerë kanë dështuar dhe nëse nuk arrini vërtet Olimpin, të paktën mund të arrini majën! Urani, në një kënd shumë provokues, nuk ju ndalon për asnjë moment dhe ju stimulon të luftoni dhe të lëvizni pa pushim: të përmirësoni gjithçka rreth jush.
Virgjëresha-Kjo ditë e re qershori hapet me shpresa të mëdha dhe buzëqeshjen e një ambienti mikpritës familjar, baza thelbësore e ekuilibrit tuaj. Kjo situatë ideale do të plasaritet pak nga intoleranca ndaj rregullave, një kontestim ndaj autoritetit, që mund të ndikojë si në mjedisin e punës ashtu edhe marrëdhëniet familjare.
Peshorja-Një Mërkur i bukur është në Binjakët, shenjë mike në timonin e Zodiakut dhe në shoqërinë e Diellit. Prej saj do të merrni plot ndikime pozitive. Ekipi Jupiter – Mars, në pozicion të papërshtatshëm megjithatë, shkakton një shqetësim të lehtë në shtëpi, një vend ku do të duhet të përballeni me një humor disi të keq.
Akrepi-Plutoni dhe Neptuni janë pranë dhe ju ndihmojnë për të revolucionarizuar jetën. Dëshirat rinovohen dhe njëfarë shqetësimi e gjallëron natyrën tuaj si eksplorues. Kultivoni me përkushtim të veçantë disa pasione artistike ose intelektuale, koncerte, kinema a tatër. Kaloni më shumë kohë në familje.
Shigjetari-Dyshja Diell-Mërkur ju kundërshton, por ju zotëroni atë besim të qetë në mundësitë tuaja që shpesh ju bën të aftë për të lëvizur malet. Sot jeni përballë testit të përshtatjes. Për ju nuk është e lehtë të ndryshoni, pasi ndryshimet jo gjithmonë ju kënaqin dhe ju performoni më mirë në rrugët tashmë të rrahura.
Bricjapi-Zodiaku ju rezervon një renditje të shkëlqyer planetare me një energji që rinovon dhe që mund të jetë një pikë kthese. Ndryshime po kaloni në çdo fushë: nga familja në punë, nga gjendja ekonomike te ajo shpirtërore. Afërdita ju mbush me dritë besimi e aftë për të transmetuar dhe për t’u dhënë të tjerëve një optimizëm të guximshëm.
Ujori-Të ndikuar nga një Hënë dashamirëse dhe një Saturn racional në shenjën tuaj, me Merkurin e Diellin tek Binjakët ju kënaqeni nga gjithçka që ju rrethon, veçanërisht nëse keni lindur në dhjetëditëshin e parë. Humori i mirë me Hënën në krah rritet edhe më shumë dhe nuk ju pengon të niseni drejt rrugëve të reja.
Peshqit-Hëna, Venusi, Jupiteri dhe Neptuni janë dashamirës për shenjën tuaj, duke vazhduar sot t’ju mbështesin me gjithë vrullin e tyre, duke ngritur nivelin e krijimtarisë, intuitës së frytshme, ndjeshmërisë njerëzore, por edhe estetike. Marrëdhëniet familjare ushqehen nga dashuria dhe ndarja e interesave të përbashkëta.