12 shenjat e horoskopit për këtë javë sipas Meri Shehut

Dashi-1 yll, megjithëse është hëna e re në Peshore është në kundërshtim me Dashin, por kjo nuk do të thotë që çdo gjë do kundërshtohet. Çdo gjë mund të shkojë drejt bashkëpunimit, por duke ditur që dashët janë egoistë dhe egocentrik duhet ta hapin dorën për një bashkëpunim të këndshëm. Kujdes me punën dhe një prapaskenë aty.

Demi-2 yje, sepse do kenë problem me jetën erotike, në planet dhe projektet e tyre nesër do jetë një ditë shumë e rëndësishme për ta për atë përqafimin që thashë unë. Dikush nga e kaluara do vijë ti përqafojë, por ka një prapaskenë një as nën mëngë që nuk është shumë i mirë. Por një punë e re i pret gjithsesi.

Binjakët-5 yje, sepse në fund të javës nga data 27-28 Marsi në Binjak bën një lidhje të bukur me Saturnin në ujor dhe binjakët do e shfrytëzojnë për të rehabilituar planet dhe projektet e tyre ligjore, studimet dhe një projekt shumë ambicioz.

Gaforrja-3 yje, janë një nga shenjat kardinale që do merren shumë me shtëpinë me pasuritë e patundshme, ndryshime shtëpie rregullime debate, hapje e mbyllje shumë lëvizje aty, gjithë ky lëmsh lëvizjesh mund të humbasin energji.

Luani-4 yje, janë shumë mirë në të gjitha aspektet, por është një çështje ekonomike që shkon e vjen e nesër i mbërthen. Nesër o zgjidhet ajo, ose siç ka thënë Napoloni ajo që nuk zgjidhet pritet.

Virgjëresha-3 yje, megjithëse nesër kanë përqafimin e madh, por do kenë një debat ekonomik me këtë hënën e re në Peshore dhe ky debat ekonomik do duket në fund të javës, pikërisht me atë kundërshtimin Diell në Peshore.

Peshorja– 5 yje, Afërdita futet në Peshore në fund të javës kështu që dashuria dhe shumë gjëra të bukura do ndodhin në jetën tonë, sepse peshorja ka të bëjë me stilin me sharmin me edukatën, me diplomacinë, kështu që diplomacia do filloj të mbizotëroj, por sot kemi hënë e re. Në dashuri kanë një tradhti, por nuk do jetë diçka e keqe, sepse tashmë do e kenë kaluar.

Akrepi-3 yje, Mërkuri i kundërt takohet me Afërditën në Virgjëreshë, një plan projekt i kaluar kthehet në çështjet sociale, miqësitë, ose qëllimet e tyre, por të shikojmë ky përqafim sa i ngrohtë do jetë edhe për akrepët.

Shigjetari-4 yje, hëna e re në peshore është shumë e mirë për shigjetarët. Do kenë një lajm të ri në lidhje me punën dhe karrierën, i cili mund ti kushtëzojë, diku mund të ndërpritet një punë po diku mund të rregullohet shumë fuqishëm.

Bricjapi-2 yje, sepse Bricjapi duhet të fitojë. Hëna e re i jep një fuqizim, por duhet të kenë kujdes nga njohjet e reja nga ndryshimet e punëve në këtë kohë sepse Mërkuri është i kundërt.

Ujori-5 yje, Peshorja na jep më shumë optimizëm. Ujori lidhet bukur me peshoren. Hëna e re sot në peshore tregon projekte të reja, udhëtime, dashuri të reja. Afërdita në Peshore në fund të javës do i japi shumë avantazhe ujorëve

Peshqit-1 yll, hëna e re është në një pozicion jo të mirë për peshqit, në shtëpinë e 8 të tyre, ka të bëjë me çështje ekonomike. Do ketë një ngatërresë të madhe.

SHKARKO APP