16 vite në burg, rrëfimi prekës i Sherif Merdanit: Ka një fuqi të Zotit…

“Se kënduam Let It Be”, kënga e jetës është një kolonë zanore e jetës së burgut për këngëtarin e njohur Sherif Merdani, i cili vetëm pas pak ditësh feston 77-vjetorin e lindjes: “Jam i lumtur, jam shumë i lumtur”-tregon ai. I ftuar në emisionin “Rudina”, Sherif Merdani ka rrëfyer jetën e vështirë të burgut pas Festivalit të 11-të, dënimi i shumë këngëtarëve e kompozitorëve që dëshironin të këndonin “Let It Be.”

Pas vitit ’89, kur nisi jeta e vërtetë e këngëtarit, filluan të ndodhnin një nga një edhe mrekullitë. Sot, prej më shumë se dy dekadash, ai është i martuar me Rozalbën, njeriun e zgjedhur të jetës, e cila ka qenë mbështetja e madhe e artistit, sidomos pas jetës së vështirë të burgut.

“Ka një fuqi të Zotit, të cilën e kam besuar gjithmonë. Ndihem i privilegjuar, jam i lumtur që jam sot këtu”-tregon ai.

Marrëdhënia me Rozalbën dhe njohja me të është po ashtu një histori interesante, e cila lindi me iniciativën e saj. Kujton fillimin e viteve ’90, kur sapo kishte dalë nga burgu.

“Pas burgut, më ftojnë në Shkodër për një koncert me estradën, i cili zgjati një javë. Rozalba kishte kurajën dhe më doli para teatrit. E pyeta nëse ishte gjimnaziste, sepse mendova se donte ndonjë autograf. Por ajo m’u kthye: Jo, unë jam 27 vjet, jamë mësuese matematike… M’u duk shumë e imët për të qenë në atë moshë, por që në fillim ishte joshëse… Kështu nisi, që nga ai moment nuk u ndamë më”,-tregon Merdani.

Edhe pse kanë një diferencë prej 21-vjetësh, Sherifi tregon se jeta me të ka qenë dhe vazhdon të jetë një harmoni e plotë. Jo më kot, gjithcka ka besuar e ëndërruar, sot është duke e jetuar.

SHKARKO APP