17 tatuazhet minimaliste të Dua Lipës (FOTO)
Dua Lipa e ka nisur koleksionin e saj të tatuazheve që prej 2015-ës dhe tani këngëtarja numëron plot 17 të tilla në trup.
“Sunny Hill”
Tatuazhi i saj i parë, është një tribut për vendin e saj, pas vizitës së parë, në Sunny Hill Festival.
Një trëndafil në krah
Dua Lipa ka një tatuazh trëndafili në krahun e saj të djathtë, që prej vitit 2018.
Një zemër
Këngëtarja ka një zemër me tela dhe gjemba në parakrahun e saj, që e realizoi në vitin 2018.
https://www.instagram.com/p/B6C3aV-BEir/?utm_source=ig_embed
– Albumi i ri
Në 2019-ën, këngëtarja lajmëroi për titullin e albumit të saj më të ri, me një tatuazh në krahun e majtë, me shkrimin: “Future Nostalgia”.
https://www.instagram.com/p/B5hiT4khMyC/?utm_source=ig_embed
– “Angel”
Dua Lipa ka një tatuazh në supe, që shkruan “ANGEL”, që prej vitit 2016.
Numër i rëndësishëm
245-a në trupin e Dua Lipës është për numrin total të shfaqjeve që ajo ka dhënë në turneun e saj të parë muzikor, në vitin 2018. Edhe disa prej bashkëpunëtorëve të tjerë që ishin në tur me të, bënë të njëjtin tatuazh.
– Tatuazhi “starbust”
Dua ka disa tatuazhe minimaliste në gishta. Në gishtin e mesit, të dorës së djathë ajo ka këtë tatuazh me 8 pika.
Familja: prindërit
Këngëtarja ka një tatuazh pranë bërrylit të djathtë, që shkruan “MUM+DAD”, të cilin ajo e bëri në vitin 2018.
Familja: vëllezër, motra
Dua ka inicialet “R” dhe “G” në kyçin e majtë të dorës, që janë shkronjat e para për “Rina” dhe “Gjin”, emrat e motrës dhe vëllait të Dua Lipës.
– “Patience”
Mbi dorën e majtë, Dua lipa ka një tatuazh “PATIENCE” (durim). Shkrimi i 2017-ës është për ta kujtuar këngëtaren të qëndrojë e qetë.
– This Means Nothing
“Kjo nuk do të thotë asgjë”. Kur shpjegon disa nga tatuazhet e saj për Jimmy Kimmel Live, Dua thotë:
“Kjo do të thotë diçka, thjesht nuk më kujtohet se çfarë”, në formë shakaje.
– Njerëz që po kërcejnë
Në gishtat e mëdhenj të duarve, Dua ka dy njerëz që po kërcejnë:
– Palma
Lipa ka një pemë palme në pjesën e prapme të krahut të majtë që përfaqëson Los Angeles.
https://www.instagram.com/p/B4E0IxtBVtX/?utm_source=ig_embed
Fytyra “smiley”
Ajo ka një fytyrë të buzëqeshur në gishtin e vogël të dorës së djathtë.
https://www.instagram.com/p/B-DYEHOBddJ/?utm_source=ig_embed
– Tatuazh i një syri
Këngëtarja bëri një sy, në këmbën e saj të majtë. Tatuazhi u realizua në kuzhinën e shtëpisë së saj, në 2017-ën.
– Flakë
Dua ka tatuazhin e një flake në një nga gishtat e saj të dorës.
– “Love”
Në krahun e djathtë, ajo shkruan “Love” në gjuhën arabe.
https://www.instagram.com/p/B-CrCg5BadD/?utm_source=ig_embed