17 vjet në skenë, Peristeri: Më duket sikur jam plakur

Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Tashmë pas 17 vitesh karrierë, ka ardhur momenti që Anxhela Peristeri pas një reflektimi të gjatë artistik, të vijë për publikun me një koncert recital, ku do të përfshijë gjithë repertorin e saj muzikor.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Anxhela rrëfeu detaje rreth koncertit, i cili pritet të jetë i veçantë dhe me stil teatral.

”U bënë 17 vjet që unë jam në skenë dhe kur e them këtë më duket sikur jam plakur. Repertori i këngëve të mia është shumë i gjërë por unë mendova të nxjerr një riorkestrim të materialeve të vjetra që njerëzit m’i kërkojnë në koncertet e mia. Do të jetë një recital i veçantë, do jetë në stil teatral”, tha këngëtarja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?