18-vjeçarja shqiptare lë pa fjalë jurinë e Italia Got Talent me këngën “Shallow”

E gjithë vëmendja e Italia Got Talent iu kushtua 18 vjeçares shqiptare Vanesa Krasniqi. Ajo zbriti në skenën e “Italia’s got talent” me këngën “Shallow” të Lady Gaga-s dhe Bradley Cooper.  18 vjeçarja vendosi ta këndonte këngën në versionin “Chipmunk”.

Për të plotësuar zërin e Bradley-t në këngë, Vanesa kërkoi ndihmën e anëtarit të jurisë Frank Matano, i cili i dhuroi një përqafim të ngrohtë vajzës në momentin që ajo u shpreh se kishte shumë emocione, shkruan caffeina magazine. Fillimisht kur publiku dëgjoi zërin e saj në versionin “Chipmunk”, filloi të qeshë, dhe juria nuk u bind.

Një anëtarë e jurisë e pyeti nëse gjithmonë këndonte në këtë verison, por 18 vjeçarja tha se mund ta këndonte këngën edhe me zërin e saj origjinal. Pasi juria i dha një mundësi të dytë, anëtarë mbetën të habitur nga performanca e saj e dytë, edhe pse versioni i parë i vajzës nuk i bindi. Aktualisht ajo ndjek dhe studimet në Universitetin e Arteve në Itali dhe muzika është pasioni i saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ra në sy jo vetëm për zërin e saj por edhe për stilin e flokëve me ngjyrë rozë.

Swiss Digital Mobile Reklama
“Shallow” come non l’avete mai sentita (con Frank Matano!)

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?