10 femrat shqiptare më me ndikim / 2016
1.- Majlinda Kelmendi, kampione olimpike në xhudo. Në Lojërat Olimpike Brazil 2016 bëri që në të parën pjesëmarrje, flamuri i Kosovës të ngjitej në majën e botës. Një model suksesi për gjithë të rinjtë shqiptarë. Asnjë sportiste shqiptare nuk ka arritur më parë një rezultat kaq të lartë.
2.- Bebe Rexha, një nga yjet në ngjitje të muzikës botërore, po shijon momentet më të mira në karrierë, jo vetëm në SHBA. Këngëtarja dhe kantautorja me origjinë shqiptare drejtoi eventin më të madh muzikor Europian të vitit, në Roterdam, MTV EMA Award. Në shtator performoi edhe në Tiranë.
3- Rita Ora, këngëtarja sëfundmi dhe aktorja e lindur në Kosovë dhe që jeton në Londër, padyshim një
nga emrat shqiptarë më me ndikim në botën e show bizit botëror. Veç këngës, sëfundi është pjesë e kastit në filmin “Fifty shades of Grey”. Portreti I saj shfaqet rregullisht në mediat botërore.
4.- Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë botërore, është fituesja e këtij viti e Çmimit Ndërkombëtar të Operas. I cili njihet ndryshe edhe si “Oscar”-I i muzikës operistike. Një çmim I marë në Teatrin Savoy të Londrës, pas votave të publikut botëror. Simbol I talentit dhe punës profesioniste.
5-Suzana Shkreli, megjithëse humbi garën për në Kongresin e SHBA në zgjedhjet e 8 nëntorit 2016, nën siglën e Partisë Demokratike. As mbështetja e Obamës, nuk e ndihmoi që të merrte më shumë se 38.3% të votave. Edhe Hillari Klinton humbi në Miciganin e saj që njihet si bastion demokrat.
6-Alketa Xhafa Mripa, artiste, e larguar 1997 nga Kosova për në Angli. Bashkë me Rita Orën është përfshirë në listën e 32 artistëve botërorë më të suksesshëm. Instalacioni i saj “Thinking You” që mblodhi fustanet e grave të dhunuara të Kosovës dhe I shpalosi ato në stadiumin e Londrës.
7.- Dua Lipa, këngëtarja me famë gjithnjë e më të madhe në botë. Është shpallur nga agjensi prestigjioze, si një prej artisteve më premtuese të vitit 2016. Frymëzimi I saj I madh, është babai, Dukagjini, I njohur në Kosovë si lideri I bandës muzikore “Oda”. Performoi gjatë këtij viti edhe në Tiranë.
8.- Ahtifete Jahjaga, ish Presidentja e Kosovës. E para grua në historinë eshqiptarëve, që u ngjit në krye të shtetit. Megjithëse u katapultua në këtë pozicion me pëlqimin e SHBA, arriti të ngjitej në lartësinë e përgjegjësisë së detyrës. Mbetet të shihet angazhimi i mëtejshëm publik.
9.- Eliza Dushku, aktorja me origjine nga Korça, është ngjitur më lart se çdo femër tjetër shqiptare deri më sot në majat e kinematografisë botërore. Një karrierë e nisur që 10 vjeç, për të vijuar ende edhe sot, duke luajtur përkrah de Niro, Di Kaprio, Zhvarceneger, etj. Mban pasaportë shqiptare.
10-Inva Mula, soprano me një karriere brilante ndërkombëtare në mbi 20 vitet e fundit, të cilën e vazhdon ende në nivelet më të larta. Mjafton të kujtojmë se gjatë këtij viti, ishte në koncertin inagurues të Operas së Dubait, përkrah të madhit Placido Domingo. Një shembull për artistët e rinj sot. / DailyNews.al