2.500 nata, ja ku po i kalon pushimet Barack Obama
Barack Obama edhe pse nuk është më President i Shteteve të Bashkuara prapë ngjall shumë interes te njerëzit edhe per shkak të natyrës së tij shumë të qeshur, të gjallë dhe humane. Bali është një prej destinacioneve më të njohura ku emra të rëndësishëm kalojnë pushimet e verës, kjo edhe për shkak se ky vend është i mbushur me plazhe tropikalë, shkëmbinj nënujorë me ngjyra koralesh, si dhe shumë vende historike. Në këtë vend ka zgjedhur t’i kalojë pushimet edhe Barack Obama së bashku me familjen në rezidencën e rezervuar prej tij. Resorti kap shifrën e 2.500 dollarëve për një natë.