Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:36 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

20 vjet, Top Channel

Magazinë E premte, 17 Dhjetor 2021 20:29
20 vjet, Top Channel
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Familja e madhe e Top channel festoi në një mbrëmje madhështore ditëlindjen e 20-të. Ky revolucion mediatik që nuk ndalet në vijim të hapave që ndërmori Dritan Hoxha 20 vite më parë, sot feston rritjen e pjekurinë, jo thjesht si një television më shumë por si një model që mban të mbërthyer pas ekranit miliona shqiptarë!

Vjollca Hoxha: Tani është njësia matëse për të gjithë ne. Kanë kaluar 14 vjet nga ikja e Tanit dhe më duhet ta pranoj se nuk ka qenë e lehtë. Më duhej të vishja këpucë nr 43, ndërkohë që unë i kam 36. Më duhet të ngrija kokën lart, por Tani ishte shumë i madh për t’u kapur. Por atë që e di me bindje të plotë është që familja ime frymon për të jetuar në kujtimin e tij. Top Channel ka nisur nga ëndrra e një djali 32 vjeçar i cili la pas në besimin tim 4 fëmijë që luftojnë për t’I mbajtur gjallë dëshirat dhe vizionin. Ndaj, ndoshta Tanin s’do e bëjmë dot por ndoshta do bëjmë Vjollcën, Lorin, Sarën, Redian dhe Itanin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

I vërtetë, i drejtë, I lirë dhe i pavarur, zë i shqiptarëve në ditë të errëta e të gëzuara Top Channel ka ditur gjithmonë të bëjë diferencën nga të tjerët me këto vlera të palëkundura ndonjëherë.

Lori Hoxha: Në fakt Topi nuk ka qenë i joni që në fillim. Që kur u ndërtua ka qenë i të gjithë shqiptarëve dhe jemi munduar ta vazhdojmë ashtu si e nisi im atë para 20 vitesh. Jam shumë e lumtur që jam këtu dhe e shoh shtëpinë time plot. Sot emocionohem kur kthej kokën mbrapa por me Top Channel emocionohesh çdo ditë!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ledion Lico: Ka një ndjenjë të përzier mes nostalgjisë dhe shikimit nga e ardhmja. Është një ndjesi paksa melankolike, por është ndjesi e mirë sepse shoh shumë pozitivitet. Është fakti që njerëzit janë si në shtëpinë e tyre. Është kjo energjia që e shoh që përcillet nga fytyrat e të gjithë njerëzve që dalin para ekranit por edhe të atyre që janë pas kamerave.

Mund t'ju interesojë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Para 4 orësh
Elijona i përmendi dhëmbët, Benita i kundërpërgjigjet: Dikush dhez me vallëzime në club

Elijona i përmendi dhëmbët, Benita i kundërpërgjigjet: Dikush dhez me vallëzime në club

Para 13 orësh
Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 10 nëntor 2026

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 10 nëntor 2026

10 Nëntor 2026, 08:49

Ajo që çmon më së shumti familja Hoxha janë personazhet besnik, që kanë qenë këtu që nga dita e parë e lindjes së Top Medias, duke e shndërruar në një shtëpi të ngrohtë për të gjithë. Në shtëpinë tonë!

Arbana Osmani: Sot kam gjithë ditën që jam shumë emocionale, sepse kam kujtuar momentet e mia më të bukura gjatë këtij rrugëtimi 20 vjecar. Jam e lumtur që kam qenë këtu që nga fillimi; kam qenë fëmijë kur kam filluar punë në TOP, tani kam dy fëmijë por pasioni për punën në këtë television, në këtë institucion është njësoj si në ditën e parë.

Salsano Rrapi: Kjo është bërë shtëpia jonë tashmë. Nuk ka më rehat sesa kjo shtëpi. Gjithmonë kam dashur e dua të jem pjesë e kësaj shtëpie me gjithë të mirat e saj e lumturinë që fal edhe për shqiptarët që ndjekin këtë ekran të madh.

Fatmir Minga: Top-i ta mban zemrën të re, shpirtin të ri, por flokët t’i thinj!

Monika Stafa: Nuk besoj dot që kanë kaluar kaq shumë vite. Jam shumë e emocionuar ta shpreh këtë… u vendos të dilja unë në transmetim, mes shumë njerëzve të tjerë të talentuar. Ishte një privilegj. Mu dha stafeta në dorë dhe nuk e besoj dot që unë ende sot e mbaj stafetën. E vlerësoj.

Genta Popa: Ne jemi lidhur shumë fort me Top Channel, që kur kemi qenë të reja para 20 vitesh. Ne falë Top Channel arritëm shumë. I jemi mirënjohëse kësaj logoje të bukur që ka ditur në çdo kohë të frymëzojë!

Denis Dyrnjaja: Gëzuar të gjithëve! Kënaqësi e jashtëzakonshme të jesh në TOP MEDIA!

Bieta Sulo: Jashtëzakonisht e gëzuar të jem pjesë e medias më të dashur dhe më të madhe të gjithë shqiptarëve. Prej 16 vitesh jam pjesë nga 20 dhe jam rritur duke ngjitur shkallët një nga një.

Redi Neziri: Ndihem realisht shumë I emocionuar që jam pjesë e kësaj shtëpie të madhe.

Teksa 240 muaj më parë gjithçka nisi me dhjetëra punonjës, sot Top Media numëron qindra ëndërrimtarë të cilëve me besim u është hapur një derë e artë dhe që nuk kanë zhgënjyer me krijimin e produksioneve të suksesshme.

Olsa Muhameti: Mendoj që Përputhen është kaq i suksesshëm se u lind në Top Channel, në një logo kaq të madhe, kaq të fuqishme, që i gjithë publiku e do shumë. Unë jam Olsa e Përputhen, Osla e Top Channel. Top Channel më rriti mua shumë!

Dejvis Muka: Është privilegj të jesh në një shtëpi kaq të madhe, që realisht është e vetmja media që i mbledh të gjithë shqiptarët kudo që janë!

Erjona Rusi: Me thënë të drejtën këtu e 15 vite para e kisha ëndërr të punoja në Top Channel dhe jam shumë e lumtur që tashmë jemi pjesë e rëndësishme e këtij televizioni, e këtij ekrani me një emision shumë të dashur për shqiptarët, aq më tepër në këtë 20 vjetor jubilee.

Flor Gjini: Familja ime e parë ku pata eksperiencën televizive e uroj e besoj që do të zgjas shumë gjatë. Gëzuar Top Channel!

Etiketat e lidhura

top channel
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë
Para 2 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Para 10 minutash

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 12 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 32 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.