2017 do vazhdojë të lidhë në martesë çiftet e njohura shqiptare
Nëse menduat se dasma e Orindës dhe Turit do të përmbyllte listën e dasmave mes emrave të njohur të showbiz-it shqiptar, gaboheni. Mesa duket viti 2017 do të vazhdojë të lidhë në martesë çiftet më të njohura dhe të dashura për publikun.
Disa prej tyre kanë kohë që gjenden nën strehën e dashurisë së njëri-tjetrit, kurse të tjerë edhe pse bashkë prej pak kohësh ndihen gati për të thënë ”PO-në” e madhe në altar. Data 10 shtator do të jetë do të shënojë edhe fundin e beqarisë për rreperin Getoar Selimi dhe bukuroshen e ekranit, Marina Vjollca.
Ndryshe nga mund ta merrni me mend dasma e tyre do të ketë një numër të kufizuar të ftuarish, kryesisht miq e familjarë të cilët nuk kapin shifrën e 200 personave. Sipas Privé, çifti do të zhvillojë dasmën në ambientet luksoze të Swiss Diamond Hotel Prishtina, kurse organizimi i ceremonisë i është besuar Alketa Vejsiut, e cila premton të krijojë një dasmë përrallash.