Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 22:46 Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut Pas dështimeve teknologjike që goditën Microsoft, bankat, linjat ajrore dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, amerikanët po dynden në supermarkete për ushqime dhe gjeneratorë. Autoritetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5

Lajme E premte, 30 Tetor 2026 23:50
21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova ka nisur me emra të rinj dhe personazhe nga fusha të ndryshme. Janë 21 banorë që janë prezantuar dhe kanë kaluar pragun e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Banorja e parë është Arlinda Morina, regjisore dhe aktiviste. Ajo u shpreh se fillimisht mund t’i irritojë banorët e tjerë, por beson se më vonë do ta duan. Pas saj, në shtëpi u prezantua Antoneta Koçi, moderatore dhe gazetare. Ajo tregoi se vendosi të bëhet pjesë e këtij formati për shkak se i pëlqen një karrierë dinamike, ndërsa paralajmëroi se nuk do të hezitojë t’u përgjigjet banorëve të tjerë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Banori i tretë është Nichi, 23-vjeçar i lindur në Amerikë dhe i rritur në Prishtinë. Ai vendosi t’i bashkohet këtij rrugëtimi për t’i treguar publikut një anë tjetër të vetes, të cilën nuk e kanë parë më parë. Ndërkohë, këngëtari Bejta është banori i katërt që iu bashkua garës. Në mesin e konkurrentëve është edhe Anjeza Gubetini, moderatore, e cila tregoi se ka hyrë në shtëpi për ta shijuar eksperiencën dhe për t’u argëtuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Banori i radhës është Fatlum Dreshaj. Ai jeton në Gjermani dhe është boksier profesionist. Kësaj here, ai do të përballet me një sfidë krejtësisht ndryshe nga ajo e ringut, brenda shtëpisë së BBVK 5. 24-vjeçarja nga Bjellorusia jeton në Kosovë dhe merret me punimin e çokollatave dhe dekorimet për festa. Ajo tregoi se vendosi të hyjë në shtëpi për të dalë nga zona e saj e rehatisë dhe për të provuar diçka të re.

Mund t'ju interesojë

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Para 5 orësh
Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman

Para 5 orësh
Kandidati i PS për Tiranën? Analisti Neritan Sejamini: Në garë është vetë Rama!

Kandidati i PS për Tiranën? Analisti Neritan Sejamini: Në garë është vetë Rama!

Para 6 orësh

Kledja Muçaj vajza nga Vlora që jeton në Itali, ku punon si stiliste në Milano dhe është duke krijuar brendin e saj. Tashmë, ajo lë pas përditshmërinë për t’u bërë pjesë e eksperiencës së Big Brother VIP Kosova. Këngëtarja e mirënjohur Vjollca Haxhiu është banorja e radhës që hyn në shtëpinë më të famshme në Kosovë. Para se t’i bashkohej garës, ajo performoi dy nga këngët e saj, ndërsa u shpreh se ky edicion do të jetë ndryshe nga të tjerët.

Adrian Kalanderi, banori nga Prizreni tregoi se vendosi të hyjë në këtë eksperiencë për të sfiduar veten dhe për të parë si do të jetë jeta larg rutinës së tij të përditshme. Tiktok-erja e njohur, Shqiponjë Mustafaj i është bashkuar kastit të shtëpisë më të famshme në vend. Ajo tha se ka shumëçka për të treguar nga historia e saj prekëse, dhe për ta çuar deri në fund misionin e saj.

Trajneri i fitneit, Rron Isufi, është emri i ri që i bashkohet shtëpisë më të famshme në vend. Vetëm 20 vjeç, djalë nga Prishtina, Rroni tha se ndjehet i motivuar për këtë garë ku do të ketë mundësinë që të shpërfaqë më shumë nga vetja e tij.

Ish-missi shqiptar e cila vjen nga diaspora, Behare Maksutaj, është banorja më e re e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5. Ajo është nënë e dy fëmijëve, por ky angazhim nu ke ka mbajtur larg dëshirës për t’iu bashkuar aventurës së famshme, për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Në edicionin e pestë të Big Brother VIP Kosova është futur edhe reperi Fuego, emri i vërtetë i të cilit është Ensar Elshani. Ai hyri duke interpretuar një nga këngët e tij, teksa në klipin prezantues u shpreh i gatshëm për aventurën e re që e pret.

Banori i radhës që i bashkohet kastit të këtij edicioni është këngëtari Sharr Braina. Ai në klipin prezantues e cilësoi veten si shumë entuziast të këtij formati, duke thënë se ka shumë çka për të treguar nga vetja.

Gazetarja dhe influencuesja e rrjeteve sociale, Zojë Nushi, është gjithashtu banore e Big Brother VIP Kosova 5. Ajo është një emrat më të spikatur të këtij edicioni, teksa la gjurmë me paraqitjen e saj në natën e parë e veshur me një vello të zezë.

29-vjeçari Valdet Haziri është influencer dhe baba i dy vajzave. Ai tregoi se vendosi të bëhet pjesë e këtij formati për t’i treguar publikut një anë tjetër të vetes, që deri më tani nuk e kanë njohur.

E lindur në Mynih, Nora ka qenë pjesë edhe e spektaklit muzikor The Voice of Germany. Ajo e përshkroi veten si energjike, të vendosur dhe kryefortë, duke treguar se nuk i mungon karakteri për këtë eksperiencë. Jona, Dion dhe Akil, përmbushin kastin me 21 banorët.

Etiketat e lidhura

Big Brother Kosova Vip 5
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut
Para 5 orësh

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjenerat...

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman
Para 5 orësh

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 6 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 7 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.