22 mijë pjesëmarrës në ”Sunny Hill Festival”, Dua Lipa poston fotot magjike
Mijëra njerëz e mbushën hapësirën e Sunny Hill Festival gjatë koncertit, në një nga netët më të zjarrta të këtij edicioni. Energjia, dritat, muzika dhe emrat e mëdhenj të skenës krijuan një atmosferë unike që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë ata që ishin të pranishëm.
Rreth 22000-25000 persona morën pjesë në koncertin e mbrëmshëm të Sunny Hill Festival, pasi ishte Dua Lipa.
Ylli botëror i muzikës pop, Dua Lipa e ka pasur një performancë mahnitëse në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Ajo e ka hapur festivalin treditor Sunny Hill, të themeluar nga babai i saj, Dukagjin Lipa më 2018.
Sunny Hill Festival, i cili tashmë është bërë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në Evropën Juglindore, këtë herë kishte 22- 25 mijë veta.
KOHA JONË SONDAZH











