23 milionë njerëz e duan Dua Lipën

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare. Përveçse numëron miliona fansa, të shumtë janë edhe personat që e ndjekin atë në rrjetet sociale.

Vetëm në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, numri i ndjekësve të saj ka shkuar në plot 23 milionë. Duke arritur këtë shifër, ajo bëhet artistja shqiptare që numëron më së shumti ndjekës në këtë rrjet social.

Për shifrën e arritur, Dua bëri një postim për fansat në InstaStory, duke i falënderuar ata.  Artistja Lipa shkruan se iu dhuron fansave të saj plot 23 milionë puthje, për arritjen e kësaj shifre ndjekësish. Ndërsa sa i përket muzikës, Dua ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë kënga e saj e re me klip, që njëherësh është edhe temë muzikore nga filmi “Alita: Battle Angel”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?