23-vjeçarja ”Miss Bota me karrige me rrota”: Luftoni ankthin dhe frikën (VIDEO)

Një studente nga Bjellorusia është kurorëzuar Miss Wheelchair World (Miss Bota me karrige me rrota) në konkursin e zhvilluar në Varshavë, Polandë, të shtunën. Aleksandra Chichikova që studion psikologji dhe pedagogji sociale u vlerësua me çmimin e parë, ndjekur nga Lebohang Monyatsi nga Afrika që u rendit në vend të dytë, në kompeticionin global ku konkurruan 24 vajza nga 19 vende të ndryshme.

“Luftoni ankthin dhe frikën brenda jush,” tha fituesja 23-vjeçare mbrëmjen e ceremonisë, ku pjesëmarrëset dhuruan kostumet e tyre kombëtare. Chichikova synon të hedhë poshtë stigmat që rrethojnë njerëzit me aftësi të veçanta.

“Unë jam e bindur se jeta ime mund të tregojë se një njeri mund të jetë i suksesshëm, i fortë dhe me synime, i bukur dhe tërheqës, pavarësisht mënyrës se si lëviz,” shkruhet në profilin e saj.

“Më pëlqen të shoh njerëzit të ndryshojnë këndvështrimin e tyre dhe sjelljen karshi njerëzve me aftësi të veçanta. Fillojnë ta shohin si dikë të barabartë me veten, jo si dikush me aftësi të veçanta”. Paneli gjykues përbëhej nga gazetarë, prezantues dhe përfaqësues të këshillit të qyetit të Varshavës.

SHKARKO APP