24 mijë euro për të marrë leksione suksesi në jetë nga Ermal Mamaqi

Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi ka prezantuar paketën e trajnimit për sukses në jetë.
Prezantimi i trajnimit të Mamaqit është në “Konventën e Tretë Për Menaxherët e Shitjes dhe Marketingut”. Mamaqi përpos që ndau eksperiencat e tij në suksesin e bizneseve që drejton, pati rastin të flas edhe për Paketën që mëson se si të jetoni, vlera e së cilës arrin 24 mijë euro. Përpos kritikave që pati për çmimin, Emali e cilësoi si një mundësi të mirë që të mësohemi si të arrijmë të planifikojmë të ardhmen.
Në një postim në Facebook, kritikave për çmimin, Mamaqi u është përgjigjur: “Unë nuk shes veten, unë shes mend”.

SHKARKO APP