26-vjeçarja kurorëzohet si mbretëresha e bukurisë në botë (FOTO)

Kurora e më të bukurës së Universit, këtë vit shkon në Meksikë. 26-vjeçarja Andrea Meza bëhet meksikania e tretë që shpallet fituese në Miss Universe.

Evenimenti u mbajt mbrëmjen e së dielës në Hard Rock Hotel & Casino në Hollywood në Florida, nën masat e rrepta të Covid-19.

Meza është nga Chihuahua City, punon si make-up artiste dhe ka një diplomë në inxhinieri softueri. Ajo është gjithashtu një aktiviste për të drejtat e grave dhe shërben si Ambasadorja zyrtare e Turizmit për qytetin e saj të lindjes.

SHKARKO APP