3 fustanet e dizajnerëve shqiptarë në Sanremo

Festivali Italian i këngës, Sanremo, mbrëmjen e së enjtes ka folur ”Shqip”. Moda në natën e tretë në Sanremo, duket se u dominua nga dizajnerët shqiptarë, të cilët u kujdesën për veshjet e prezantueseve Georgina Rodriguez dhe Alketa Vejsiu. Veshja e dytë dhe e tretë e Georgina-s u realizua nga dizajnerja nga Kosova, Lia Stublla. Veshja e dytë për partneren e Cristiano Ronaldo-s qe një fustan i bardhë pa mëngë, i çarë në njërën anë.

https://www.instagram.com/p/B8Qw6nzhBUz/

Ndërsa veshja e fundit ishte një fustan vezullues, sërish bust.

https://www.instagram.com/p/B8Q21KGh6v4/

Kurse Alketa, pas fustanit rozë-pudër të Dolce & Gabbana, u paraqit në skenë me një fustan të kuq flakë, pjesë e koleksionit të fundit të Valdrin Sahitit.

SHKARKO APP