3 fustanet e Jennifer Lopez si nuse (FOTO)
Ikona e muzikës, Jennifer Lopez priti dy ditë pas fundjavës së dasmës së radhës me Ben Affleck në Georgia dhe tregoi fotot nga ceremonia e tyre e dytë dhe fustanet e saj të mrekullueshëm të nusërisë të krijuar nga Ralph Lauren. Ajo “ngacmoi” fansat në Instagram duke postuar një foto të fytyrës të mbuluar me vello, ndërsa të tjerat i publikoi në buletinin e saj, OnTheJLo.com.
“Fustanet ishin si në ëndrra, faleminderit Ralph Lauren”,-shkroi ajo. Ralph Lauren publikoi detaje për çdo fustan, duke shkruar në një deklaratë për shtyp mbi pamjet e Lopez në dasmë.
Fustani 1: Fustani i dasmës me vello është një fustan me jakë të mbyllur dhe bisht voluminoz. Mbi 1,000 shami të prera me dorë dhe 500 metra pëlhurë u prenë në tufa dhe u ngjitën me dorë, duke krijuar një fund voluminoz, romantik. Fustani ka mëngë me pala të vogla dhe zbulon shpinën.
Fustani 2: Për fustanin me perla dhe vello, 30 artizanë punuan për 700 orë për të qëndisur me dorë fustanin me tyl mëndafshi, zbukurime të vogla me perla dhe kristale Swarovski.
Fustani 3: Fustani i personalizuar ka një siluetë të hijshme sirenë me një dekolte të zbukuruar me kristale Swarovski të formave dhe nuancave të ndryshme të së bardhës.