3 gocat e Anabel ngelën pa lekë gjatë pushimeve dhe gjejeni ç’bënë

Kur nisesh me pushime, sa janë mundësitë që të mendosh se krejt rastësisht (ose jo dhe aq) të ngelësh pa lekë? Një njeri i përgjegjshëm sigurisht që mund të ketë një buxhet shtesë, por hey shumë gjëra mund të ndodhin, të cilat s’i kemi në kontroll. Për shembull, të humb portofoli ose ta vjedhin atë. Mund t’ju këmbejnë lekët me para false. Mund të keqmenaxhoni buxhetin duke blerë gjëra të panevojshme.

Gjatë udhëtimit në Milano, Megi, Viola dhe Ana i bënë lekët e dietës rrush e kumbulla (ushqim dhe reçipeta) dhe kësisoj e gjetën veten duke kënduar dhe performuar rrugëve. Nisur nga kjo, pyetëm ndjekësit e @anabel_media për situata të ngjashme ndaj hidhuni një sy zgjidhjeve gjeniale të mëposhtme, pasi nuk i dihet kurrë se ç’ju ka rezervuar fati.

1. Fjetëm në Hostel në dhomë me 8 persona që nuk i njihnim dhe lëviznim me bukë me vete.

2. Isha me shoqet. U ulëm në një trotuar dhe filluam të këndonim të gjitha në kor. Fituam goxha lekë.

3. Futesha në market gjoja për të blerë dhe haja aty dhe dilja si zonjë.

4. Hymë në muhabet me dy çuna shqiptarë që të paguanin ata.

5. Një shoqja ime shiti një fustan, një palë këpucë, një palë xhinse për të nxjerrë lekët e kthimit.

6. Bëmë autostop në katër të mëngjesit dhe u kthyem me një makinë që transportonte qumësht.

7. Isha në Sofje dhe luajta në një lojë fati 5 eurot e fundit. Fitova 150 euro.

8. Hëngra bukë me djathë dhe piva ujë nga çezma.

9. U ulëm në një park e pimë birrë. Unë nuk pi kurrë birrë, vetëm kur s’kam lekë për bukë.

10. Shitëm byzylykë dhe varëse floriri.

11. Iu luta një banakieri (shumë seksi ai) që ta ndihmoja në banak. Më dha 80 euro.

12. Bleva një pako me salçice dhe një qese me panine të vogla të paketuara. Haja ato mëngjes, drekë dhe darkë.

13. Shkova nga Milano në Bari me tren, pa kokërr leku. U mbylla te kabina e tualetit gjithë udhëtimin. Thjesht ndërroja kabinat që të mos dyshonin.

14. Shkrova në copë kartoni që më vodhën portofolin dhe u ula në një cep. 23 euro mblodha, sa për bukë.

15. Isha me shoqet e ngushta në Berlin. Unë nisa të qaja në rrugë keq fare se më kapi si ankth. U mblodhën ca danezë. Na dhanë ata lekë. Dy i bëra miq, flasim shpeshherë.

SHKARKO APP