3 goditje ne tru dhe një sulm në zemër, Demi Lovato rrëfen se ishte pranë vdekjes
Demi Lovato ka thënë se ajo ka pësuar tri goditje në tru dhe një sulm në zemër pas një mbidoze ilaçesh në vitin 2018 dhe se mjekët i thanë se kishte qenë pak minuta larg vdekjes. Këngëtarja 28-vjeçare, thotë në një dokumentar të ri se ka pësuar dëmtime në tru dhe ende i ndien efektet. Këto efekte përfshijnë shikim të paqartë, që do të thotë se ajo nuk mund të ngasë makinën, dhe e ka të vështirë leximin.
“Mjekët e mi thanë se kisha edhe 5 deri në 10 minuta të mbetura”, -u shpreh ajo.
Lovato u dërgua në spital në korrik të vitit 2018, pasi u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj në Los Angeles. Në trailerin e serialit dokumentar në YouTube, “Dancing With The Devil”, ajo thotë:
“Unë kam pasur shumë jetë, si një mace. Unë jam në jetën time të nëntë.”
Këngëtarja dhe aktorja tha se po e publikonte dokumentarin për të ndihmuar njerëzit që kanë kaluar në të njëjtën rrugë si ajo dhe se donte t’i zbulonte të gjitha për fansat e saj.