3 muaj me Emin, Jonida Vokshi: Jeta ime mori tjetër kuptim

Ditën e sotme, vogëlushja e moderatores Jonida Vokshi dhe regjisorit Besnik Krrapi, bën 3 muaj që ka ardhur në jetë.

Emi ka ndryshuar jetën e moderatores dhe ajo e tregon vazhdimisht këtë me anë të postimeve të ndryshme. Edhe sot, Jonida ka zgjedhur të shkruajë publikisht disa fjalë të ëmbla për vogëlushen e saj. “3 mujori na gjeti duke bërë abdominale.

Si sot 3 muaj më parë jeta ime mori tjetër kuptim falë teje Emi ime, drita e syve të mi që vdes fare mama për ty”, shkruan Jonida krahas fotos ku duken këmbët e vogla të Emit. Jonida dhe partneri i saj janë kujdesur që akoma mos ta shfaqin portretin e plotë të vogëlushes duke qenë se ajo është akoma e vogël.

SHKARKO APP