3 muaj nga ngjarja tragjike, konfirmohet shkaku i vdekjes së Liam Payne!
Liam Payne humbi jetën pasi ra nga një ballkon i hotelit Casa Sur në Buenos Aires, Argjentinë. Hetimet për vdekjen kanë zbuluar se ai u nda nga jeta më 16 tetor, pas konsumimit të drogës, dhe shkaku mjekësor i vdekjes është shpallur si “polytrauma”, një term që nënkupton lëndime të shumta traumatike të trupit.
Një hetim i zhvilluar nga autoritetet argjentinase ka çuar në akuzat ndaj pesë personave për vdekjen e Payne. Ata përfshijnë menaxheren e hotelit, një recepsionist dhe një mik të këngëtarit, të cilët janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia.
Ndër ta janë Gilda Martin, menaxhere e hotelit Casa Sur, Esteban Grassi, recepsionist i hotelit, dhe Roger Nores, mik i Payne. Një seancë dëgjimore, e mbajtur më 17 dhjetor, theksoi se hetimi mund të marrë kohë të mëtejshme për të zbuluar me saktësi rrethanat që çuan në tragjedinë e 31-vjeçarit.