3 shtatzëni rastësore? Kris Jenner është gjeni dhe di t’i përdori të bijat
Kur flet për një familje që është akuzuar se ka bërë çdo gjë për famë; madje edhe një grabitje me armë në Paris, të besosh se tre Kardashian-ë janë shtatzënë në të njëjtën kohë rastësisht është shumë për t’u besuar.
Pas një sërë ndodhish që i shokuan të gjithë, tranzicioni i Cailtyn Jenner, Rob që u bë baba i një vajze me Blac Chyna-n, ish-in e të dashurit të atëhershëm të Kylie-t, mbidoza e ish-bashkëshortit të Khloe-s, kjo është ndodhia më e pabesueshme nga të gjitha.
Tre, jo pak por tre Kardashianë, flitet se janë shtatzënë në të njëjtën kohë. Kylie raportohet të jetë pesë muajshe shtatzënë me të dashurin e saj Travis Scott, Kim pret fëmijnë e tretë nga një nënë surrogate dhe Khloe do të bëhet nënë me Tristian Thompson.
Dhe sigurisht, shumë i kanë akuzuar se i kanë stisur vetë këto histori për të pasur sa më shumë publicitet. Gishti po drejtohet nga një person në veçanti: mamaxherja Kris Jenner. Nuk ka ende asnjë konfirmim nga asnjë pjesëtar i familjes, por njerëzit kanë bërë hamendësimet e tyre në Tëitter. Tre fëmijë do të thotë më shumë dramë dhe material për sezonin e ri të Keeping Up With the Kardashians.
Gjithashtu do të thotë më shumë fitime për Kris Jenner. Nuk ngjan dhe aq e pamundur. Kur Kris mori vesh se ishte publikuar videoja e seksit të Kim-it, tha se “si nënë, isha e tërbuar. Por si manaxherja e saj…”./Anabel/