“30.000 euro për tre muaj në plazh në Mykonos”, rrëfehet studentja

Në Maqedoni rroga mesatare është 350 euro. Kjo nuk është reale pasi këtu përllogariten rrogat e të pasurve ndërsa rroga reale mendohet të jetë 200 deri në 250 euro. Por kjo pak rëndësi ka në rastin e studentes e cila vitin e kaluar kishte fituar një mal me para! Kishte fituar aq shumë sa në Maqedoni nuk do të fitonte për 10 vite duke punuar një punë normale.

Studentja tregon rrugëtimin deri tek puna e ëndrrave.

“Së bashku me dy koleget e mia nga fakulteti në vitin 2015 kemi qëndruar për tre muaj në Mykonos të Greqisë. U morëm vesh me një agjent turistik nga Greqia, nëpërmjet një ndërmjetësuese nga Shkupi e cila për vite ka bindur studente të reja nga Maqedonia për të punuar në këtë ishull fantastik në Greqi. Ndërmjetësuesja na ka komentuar në Facebook trupin tonë duke thënë se është trup fantastik dhe na ka ofruar punë si promovuese të ofertave verore për klubet e natës në këtë qytet bregdetar. Për dy ditë na u caktua intervistë me menaxherin e klubit të natës ku duheshte të angazhohemi. Ai erdhi me avion privat në Shkup dhe intervistën e realizuam në një vend ku zbavitet elita e Shkupit. Na la përshtypje të mirë dhe pranuam të punojmë.” thotë studentja.

Ajo vazhdon të tregojë se si kanë filluar punën dhe sa kanë fituar.

“Na u ofrua shumë serioze e parave si dhe honorar plus për ditët e fundjavës. Ishim të lumtura me dy shoqet tjera se do të punonim nëpër plazhe. Mbërritëm në ishull dhe vendi ishte i mrekullueshëm. Ndjeheshim të lira dhe të plotësuara. U vendosëm në një vilë të mrekullueshme private. Kishim tre ditë të lira para se të fillojmë punën. Greku që na punësoi na ka shëtitur nëpër të gjitha plazhet e ishullit. Ishte e magjishme.”

Sa ka fituar dhe si e sa ka punuar studentja nga Maqedonia?

“Filluam punën. Gjatë ditës shëtiteshim nëpër plazhe dhe jepnim fletushka promovuese për netët nëpër klubet e natës. Në mbrëmje punonim si ndihmëse për të rehatuar klientët nëpër vendet e tyre, të rezervuara më herët. Nuk ishte punë e rëndë. Ishte punë që bëhej me kënaqësi, e ndërkohë kishim kohë edhe për tu kënaqur nën tingujt e muzikës. Gjithashtu takonim edhe DJ të ndryshëm me famë botërore që zbavisnin mysafirët e klubit të natës. Fitonim shumë dhe ishim të lumtura. Paratë e fituara nuk i harxhonim pasi harxhimet i kishim të mbuluara në punë. Ushqimi, pijet dhe fjetja ishin të mbuluara në punë.” rrëfen studentja.

Si arritën deri të përfitimet marramendëse?

“Një natë, greku që na punësoi në Shkup më pyeti se a dua të punoj edhe në ndërrimin e katërt? E pyeta çka do të thotë ndërrimi i katërt dhe më shpjegoi se nëse dua mund të shkoj në jahte së bashku me shokët e tij për lundrimin e mëngjesit ku do të kënaqeshim së bashku me shokët e tij. E pranova një ofertë të tillë dhe atje takova njerëz shumë të mirë dhe shumë të pasur. Festa vazhdoi deri ora pesë pas dite. Pas kësaj, më çuan në vilë më veturë ultra të shtrenjtë dhe pushova deri në mbrëmje. Kur u zgjova, greku më dha 400 euro në dorë për shëtitjen në jaht me shokët e tij. E pyeta pse? Më tha se ju ka pëlqyer shoqëria me mua.” tregon e mahnitur studentja nga Maqedonia.

Edhe një festë e çmendur në shoqëri të të pasurve!

“Më vonë më morën me veturë të shtrenjtë dhe në shoqëri të shumë të pasurve me vetura luksoze shkuam në një ishull tjetër. U zbavitëm dhe u kënaqëm. Pas festës, shefi më dha 500 euro.”

Studentja për fund thotë “Kështu u kënaqa tre muaj në ishullin e mrekullueshëm grek dhe fitova 30.000 euro për tre muaj.”

SHKARKO APP