Modelja rikthehet në punë 5 muaj pasi u sulmua me acid në fytyrë
Një nga ish-finalistet e Miss Italia, Gessica Notaro e cila pushtoi rrjetet sociale pak kohë më parë për shkak të sulmit me acid që i bënë në fytyrë. Tashmë ajo është kthyer sërish për të punuar si trajnere e luanëve të detit, pesë muaj pasi shpërfytyrimit të rëndë në fytyrë. Modelja 28 vjeçare, tha se po e bënte këtë për të inkurajuar gratë e tjera për të luftuar kundër ngacmimit. Ajo ka postuar një fotografi të saj në mediat sociale me luanë të detit në akuariumin ku punon dhe shkruan se “Forca ime, këtu është,” ndërsa prekte një luan deti. Ish i dashuri i saj është duke u hetuar për sulmin ndaj modeles, por ai ka mohuar çdo akuzë. Notaro, ishte në rrezik për humbjen e syrit majtë pas sulmit dhe ka pasur disa operacione që nga ajo kohë.