31-orë udhëtim, Vesa Luma mbërrin në Shqipërinë pas 2 vitesh: Vjehrra më priti me…(FOTO)
Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Vesa Luma, së bashku me djalin e saj Lian, kanë fluturuar drejt Shqipërisë në një udhëtim prej 31 orësh nga Zelanda e Re, ku edhe jeton së bashku me këngëtarin Big Basta.
Këngëtarja ka ndarë një pas një momentet, që nga nisja e udhëtimit, dhe deri në mbërritjen në Shqipëri, e madje edhe pritjen që i ka bërë vjehrra.
“Nuk mund ta besoj, kanë kaluar 2 vite”, ka shkruar këngëtarja krah videos shoqëruar me një emoji të qarash. Më tej përmes një postimi në Instastory këngëtarja ka treguar se vjehrra, i kishte gatuar fërgesë me speca dhe gjizë.