”365 day” po sfidon ”Fifty Shades of Grey”. Pengu duhet…(VIDEO)

“365 Days” (në polonisht 365 DNI) është një film erotiko-dramatiko-romantik i bazuar në trilogjinë me të njëjtin emër të Blanka Lipińska. Fabula bazohet te marrëdhënia e një gruaje të re nga Varshava, Laura Biel (Anna-Maria Sieklucka) me një burrë siçilian dominues, Massimo Torricelli (Michele Morrone).

Fillimisht filmi u transmetua në Poloni më 7 shkurt të këtij viti dhe më pas kaloi në Netflix, ku sigurisht fitoi gjithë vëmendjen e mundshme. Me fjalë të thjeshta, në “365 DNI”, Massimo e detyron Laura-n, pengun e tij, që të dashurohet me të dhe për t’u dashuruar ka 365 ditë kohë.

Skenat e seksit midis rrëmbyesit dhe pengut të tij janë konsideruar nga njerëzit si goxha të guximshme. Disa prej tyre, shkruajnë në Twitter se “’365 DNI’ e bëri ”Fifty Shades of Grey” të duket si film për fëmijë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?