38 mijë euro për një natë, këngëtarja shqiptare “trazon” kolegët (VIDEO)
Nuk është një legjendë urbane që këngëtarët e muzikës popullore bëjnë “kërdinë” me para në gëzime familjare si fejesa, dasma, ditëlindje apo tjera. Këtë e vërteton rasti i fundit me këngëtaren e njohur për vokalin e saj karakteristik, Shkurte Gashi.
Shkurte Gashi është një zë potent dhe shumë e ftojnë si të ftuar speciale në ahengjet e tyre dhe kjo e bën Shkurten ndër këngëtaret më të paguara shqiptare. Në një dasmë nga sezoni veror, këngëtarja ka arritur të grumbullojë mbi 38 mijë euro në një dasmë në Shkup.
E kjo shihet mjaft qartë në një video të publikuar në një faqe tallavaje, ku tufat e mëdha të parave kanë shtruar dyshemenë e lokalit ku Shkurte Gashi ishte duke kënduar.