4 finalistët e ”Big Brother Vip 2” sipas portaleve

Tre nga banorët e shtëpisë më të famshme ”Big Brother Vip 2”, përkatësisht Luizi, Dea dhe Krisiti festuan 100 ditë qëndrimi dhe ka mbetur vetëm 1 muaj rrugëtim deri në finalen e madhe. Brenda lojës banorët po bëjnë llogaritë e tyre. Duke u përpjekur që të kenë të paktën një vend si finalistë të këtij rrugëtimi të gjatë dhe të mundimshëm.

Loja po vijon nën rrjedhën e strategjive të banorëve, jashtë shtëpisë po flitet se kush do të jenë 4 finalistët e këtij viti. Në media thuhet se katër finalistët do të jenë: Luizi, Bledi, Dea dhe Kristi, por dhe Efi dhe Kiara përfliten po ashtu.

Deri para daljes së Oltës nga Big Brother, dy vende ishin siguruar për në finale, pasi publiku i gjerë ishte ndarë në dy grupe, disa me Oltën dhe disa me Luizin.

Dalja e Oltës me kërkesë të saj për shkak të mallit për djalin dhe ngarkesës psikologjike për ta vazhduar rrugëtimin nxitën ndjekësit dhe fansat e spektaklit të diskutonin për finalistët.

SHKARKO APP