42 vjeç dhe nuk di të ndalet, këngëtarja e njohur tregon super format

Nicole Scherzinger dhe Thom Evans janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizit.

Ata gjatë gjithë periudhës së karantinës kanë qenë në qendër të vëmendjen të publikut. Ndryshe nga të tjerët të cilët shfrytëzuan periudhën e karantinës për të pushuar dhe për të eksperimentuar me ushqimet, Nicole dhe Thom çdo ditë ndanin imazhe të ndryshme nga stërvitja.

Epo e gjithë ajo stërvitje ka dhe një shpërblim në fund dhe kush është shpërblimi do të thoni ju? Trupi i Nicole Scherzinger  flet vetë.

Së fundmi çifti janë parë duke dalë nga një palestër dhe përkundër moshës së saj, 42 vjeçarja shihet me një trup në super formë.

Disa kohë më parë filluan të qarkullojnë lajme se ata kanë vendosur të  çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel. Madje sipas burimeve afër tyre u tha se këngëtjarja dhe i dashuri i saj po planifikojnë të bëhen prindër.

SHKARKO APP