45 vite nga dasma e shekullit
Më 29 korrik të vitit 1981, Katedralja e Shën Palit në Londër u kthye në qendrën e vëmendjes botërore, ku Princi Charles, trashëgimtari i fronit britanik, u kurorëzua në martesë me 20-vjeçaren Lady Diana Spencer. Ajo që u cilësua në mbarë globin si “dasma e shekullit”, mblodhi më shumë se 3,500 të ftuar në katedrale dhe u ndoq përmes transmetimit drejtpërdrejt televiziv nga një audiencë rekorde prej mbi 750 milionë shikuesish në mbarë botën.
Ceremonia mbretërore dallohej për luksin dhe protokollin e rreptë. Lady Diana mahniti publikun me fustanin e saj historik të nuses me një bisht 7.6 metra të gjatë, i projektuar nga dizajnerët Elizabeth dhe David Emanuel. Përgjatë rrugëve të Londrës, më shumë se 600 mijë qytetarë u mblodhën për të parë parakalimin e karrocës mbretërore dhe për të festuar ngjarjen që u konsiderua si një përrallë moderne për monarkinë britanike.
Nga kjo martesë lindën dy djemtë e tyre, Princi William dhe Princi Harry. Pas disa viteve ndarjeje zyrtare, çifti mbretëror e përfundoi përfundimisht procesin e divorcit në gusht të vitit 1996, vetëm një vit përpara ndarjes tragjike nga jeta të Princeshës Diana në Paris.
KOHA JONË SONDAZH



