45 vjeçarja Sofia Vergara pozon nudo

Akorja e njohur Sofia Vergara është krenare që paraqet lakuriqësinë në kopertinën e një reviste kryesore, sidomos në moshën 45 vjeçare. Ylli i serialit “Modern Family” do të jetë në kopertinën e revistës Women’s Health .

“Ja një grua, 45 vjeçe, që mund të tregojë trupin e saj. Nuk është si më parë, kur ishim vetëm vajza të reja që mbulonim faqen kryesore të një reviste”, tregon ajo për Shëndetin e Grave.
Aktorja e cila gjithashtu është dhe një nënë thotë se plakja me hijeshi ka të bëjë me pranimin e ndryshimeve të trupit.

“Unë jam 45 vjeç. Edhe nëse do të dëshiroja , në këtë kohë në jetën tënde, nuk mund të jesh e përsosur”, thotë Vergara. “Nuk duhet të urreni veten dhe të mërziteni për këtë fakt, por është realiteti ynë. Po ndryshojmë. Unë e shoh atë që po ndodh me mua.Njërëzit më thonë se dukem si njëzet, por kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ylli i “Modern Family” punon me një trajner tre ose katër herë në javë dhe gëzon një formë shumë të mirë fizike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?