5 foto që tregojnë se askush s’del dot nga uji si çunat shqiptarë
Ka shumë djem të tjerë shqiptarë të cilëve u pëlqen të dalin nga uji, dhe e bëjnë këtë si profesionistë të vërtetë. Përshembull Elgit Doda. Kompozitori e di se bluza duhet mbajtur gjysmë e veshur që të vihen në pah muskujt e gjoksit. Ato janë një element kyç që e bëjnë daljen nga uji një moment kënaqësie për sytë.
Kurse Capital T luan me misterin. Me trupin e zhytur në ujë, Capital T na tregoi se i janë rritur shumë flokët. Dhe mjekra i është dendësuar.
https://www.instagram.com/p/BXQJA2ghRBR/?taken-by=truekapo
Ardian Bujupi është një hap përpara të gjithëve: ndërsa të tjerët akoma s’kanë dalë nga bregu, këngëtari ka mbërritur tashmë tek dushi dhe po shijon ujin e freskët. Kudo nëpër trup ka tatuazhe dhe muskujt abdominalë duken mjaft të zhvilluar. Një duartrokitje për këtë dalje nga uji për të hyrë prapë në ujë.
https://www.instagram.com/p/BXNjEEYDH6H/?taken-by=ardianbujupi
Më i lumturi që s’është në ujë, madje duket sikur s’ka qenë kurrë dhe s’ka ndërmend të jetë, është portieri i kombëtares, Etrit Berisha. Buzëqeshja e tij duket e mbushur me bukurinë e vendit dhe mënyra si ka rehatuar këmbën mbi gju, të bën të kuptosh se për momentin, po kërkon thjesht të relaksohet. (Jemi ekspertë të gjuhës së trupit të burrave kur dalin nga uji.)
https://www.instagram.com/p/BV-hii0DeM3/?taken-by=etritberishaofficial
Kurse Alban Ramosaj mund të themi se e ka përsosur deri në mjeshtëri artin e daljes nga uji. Me përvojën shumëvjeçare në këtë fushë, zor se mund të shikojmë ndonjë që e pozicionon trupin në mënyrë kaq fotozhenike sa Albani.
https://www.instagram.com/p/BX-Kljoh9qX/?taken-by=albanramosaj
/Anabel/