5 vite pas aksidentit, gruaja e Schumacher publikon letrën
Në një letër të hapur që mendohet se është shkruar 3 vite më parë por që është bërë publike sot, Corinna Schumacher, bashkëshortja e Michael Schumacher, shpreh të gjithë mirënjohjen e dashurinë për pilotin gjerman.
Një letër që publikohet për fansat 5 vjet nga aksidenti me ski që pësoi legjenda e Formula 1, duke thyer kështu një heshtje të gjatë të bashkëshortes së Michael. Kjo letër është një përgjigje nga ana e Corinna për muzikanten gjermane Sascha Herchenbach, e cila ka kompozuar një këngë në nder të Michael Schumacher, “Born to Fight”. Një kopje të kësaj kënge, në CD, ajo ia ka dërguar edhe Corinna.
“Michael është një luftëtar dhe nuk do të dorëzohet kurrë. Të falënderoj për dhuratën, dashurinë dhe afrimitetin në këto momente të vështira”, shkruan Corinna Schumacher në letrën e saj drejtuar kompozitores. Nuk dihet periudha e saktë se kur është shkruar kjo letër por që është bërë publike vetëm sot nga vetë kompozitorja Herchenbach për revistën gjermane “Bunte”.
KOHA JONË SONDAZH

