5 vjet shkëputje nga serialet turke, Kivanç Tatlitug tregon arsyen e vendimit

Ai është padiskutim një nga meshkujt më të bukur të momentit në qarkullim, por njëkohësisht edhe një nga aktorët turq më të dashur të publikut shqiptar.

Bëhet fjalë për aktorin Kivanç Tatlitug, i njohur për shumë role në serialet turke, si Behluli i “Dashuri e Ndaluar”, Kuzey te “Kuzey & Guney”, Kurt Seit te “Kurti dhe Sura”, por më i freskëti është rolit të tij në serialin “Xhesuri dhe e Bukura”.

Aktori ka vendosur të marrë 5 vjet shkëputje nga aktrimi. Në një intervistë para pak kohësh bukuroshi 34-vjeçar ka zbuluar edhe arsyen e mungesës kaq të gjatë.

“Kam pasur oferta për filma. Ka pasur projekte të cilët nuk i kam pranuar, nuk e mohoj se ka pasur oferta të mira. Kur vjen çështja tek punët unë gjithmonë dëgjoj zërin e brendshëm. Kam vendosur se do të punoj vetëm për rolet të cilat më pëlqejnë.” -ka treguar aktori.

Image

SHKARKO APP